Ish-kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot në emisionin “Brifingu i mëngjesit” tha se komuna nuk ka pasur mbi 800 kontrata në punë në vit, por se këto janë pagesa të herëpashershme ndaj individëve për baza të ndryshme, përcjell INA.
“Nuk ka 800 kontrata në veprim. Kasami njoftoi të gjitha pagesat për individët në vitin 2021. Ka anëtarë komisionesh, pagesa në bazë të vendimeve të Këshillit dhe pagesa të ndryshme për individë. Kjo nuk do të thotë se ata janë nën kontratë. Kjo tenton të krijojë një histori”, tha Arifi.
Për borxhin prej 24 milionë eurosh të komunës, ajo tha se ashtu ka qenë edhe kur ka ardhur në detyrë, por se ndërkohë ka arritur dhe nuk është ankuar.
Kryetari i komunës, Bilal Kasami ka shpallur listën e personave që kanë marrë para nga komuna e Tetovës, siç tha ai, me kontratë në fuqi.
Raportohet se ka gjithsej 811 kontrata (për 406 persona) dhe shumë nga individët nuk kanë shkuar në punë. Disa morën 9.000, disa 15.000, e disa nga 25.000 – 30.000 denarë në muaj.(INA)