Teuta Krasniqi merr vaksinën: “Unë që jam ‘tucajkë’ prej çdo lloj injeksioni, as që e kam ndje”

Teuta Krasniqi vaksinohet: “Unë që jam ‘tucajkë’ prej çdo lloj injeksioni, as që e kam ndje”.

Teuta Krasniqi ka kryer imunizim ndaj virusit vdekjeprurës, COVID-19.

Lajmin e dha me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ndau edhe disa fotografi. Aktorja shihet në disponim të mirë teksa merr kujdesin e duhur mjekësor.

“Unë u vaksionova Staf profesional me nje super organizim. Une që jam ‘tucajkë’ prej cdo lloj inekcioni, as që e kam ndje… Infermierja Shpresa e kishte doren e lehte si flutur. Merre vaksinën, shpëtoje veten, mbroje familjen dhe gjithe rrethin tënd”, shkroi ajo në postimin e saj.