Carlos Tevez shpjegoi arsyet që e shtynë Lionel Messin të zgjidhte Inter Miami: “Të mos rikthehej në Barcelonë ishte e tmerrshme për të, por ai mori një vendim duke e ditur dhe kuptuar pak situatën e tij.
Ai nuk donte të kthehej dhe detyronte shumë njerëz të tij, shokët e skuadrës të shiten ose t’u shkurtohen rrogat. Ai nuk mund të kthehej dhe të ishte zuzari i filmit dhe personazhi negativ per te cilin duhet te sakrifikonin te gjithe” tha ai për ESPN.
“Leo zgjodhi Shtetet e Bashkuara sepse i pëlqen Miami, do të jetë e qetë për të dhe familjen e tij. Mendoj se ajo që bëri ishte gjëja më e saktë. Nëse ai nuk mund të kthehej në Barcelonë, ai nuk mund të qëndronte në Barcelone, ne Evropë”.