Thaçi dhe të tjerët në Hagë, Ahmeti: Jam i bindur që ata do të jenë të lirë

Picture of Ina Online
Ina Online

05/10/2025

Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka thënë se pret që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e të tjerë, të dalin faqebardhë nga procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tyre në Gjykatën Speciale në Hagë.Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ai deklaroi se procesi mund të zgjasë, pasi tani është faza e dëshmitarëve, të cilët sipas tij, janë goxha të rëndësishëm.

“Duhet të vendoset drejt, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat se si ka vepruar Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Njerëzit duhet të lihen të lirë, dhe unë jam i bindur që ata do të jenë të lirë.”“Do të zgjasë sigurisht edhe një kohë derisa të përfundojë e tërë procedura, pasi akoma është faza e dëshmitarëve. Janë dëshmitarë jo të parëndësishëm në seanca, por unë jam i bindur që e drejta do të dalë në dritë,” tha Ahmeti.

Kreu i BDI-së shtoi se në rast dënimi të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë në Hagë, kjo nuk do të jetë gjë e mirë.“Mendoj që nuk është mirë dhe nuk do t’i shërbejë paqes, stabilitetit dhe sigurisë. Mbase askush nuk mund t’i kontrollojë grupet e caktuara, njerëz të caktuar,” tha Ahmeti.

Ai u shpreh se nuk mund të ketë garanci për emocionet e njerëzve, të cilët janë shumë të lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

TË FUNDIT

Gruaja me mbulesë ishte bërë gati për të hyrë në Big Brother VIP Kosova 4, por e anuloi në minutat e fundit

Ambasada e SHBA-së në RMV: Lotaria e vizave DV-2027 ende nuk është hapur, kujdes nga mashtrimet

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË