Thaçi: Emri i ri i Maqedonisë, shpresë e re për paqen në rajon

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë.

“Në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, e mirëpres marrëveshjen për çështjen e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Ky është një lajm i mirë për të dy vendet dhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Është një mundësi e re për të forcuar edhe më shumë paqen dhe stabilitetin në tërë rajonin tone”, ka shkruar Thaçi.