Thaçi: Ja çka biseduam me Zaevin!

0

Në një tekst autorial, presidenti i Kosovës, Hashim ThaçI, ka sqaruar gjerë e gjatë propopzimin e tij për korrigjim të kufijve. Thaçi mes tjerash shkruan se për këtë ide ka njoftuar edhe disa liderë të rajonit, në mesin e të cilëve presidentët e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Ilir Meta e Millo Gjukanoviq, si dhe kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, transmeton Gazeta Lajm.
“Në ditët e kaluara kam pasur takime shumë të rëndësishme me politikanët kryesorë të shteteve fqinje të rajonit. Së pari takova Ilir Metën, Presidentin e Shqipërisë, pastaj në Podgoricë u prita nga Millo Gjukanoviq, Presidenti i Malit të Zi, si dhe në fund bisedova në Shkup edhe me Zoran Zaevin, Kryeministrin e Maqedonisë.

Në të gjitha këto bisedime miqësore dhe të sinqerta, ua bëra me dije synimin tonë për marrëveshjen me Serbinë, duke i dhënë fund armiqësisë mbi njëshekullore dhe duke ruajtur stabilitetin në këtë pjesë të Ballkanit, por edhe qëllimin tonë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin dhe miqësinë me të gjitha vendet e rajonit”, shkruan Thaçi.

Ai shton se në rast se arrihet, Marrëveshja paqësore e bazuar në korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë krejtësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. “Një marrëveshje e tillë, Kosovës i siguron njohjen formale nga Serbia, i siguron bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës dhe i hapë rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB, duke forcuar kështu stabilitetin dhe mbyllur vatrën e fundit të konfliktit në Ballkan”, thekson presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Komentet

komentet