Thaçi kundër “Ludos”: Mua më pëlqen vetëm loja me fatin e Kosovës?!

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, Hashim Thaçi, i ka dalë kundër vendlindjes së tij, ku qytetarë të shumtë kanë filluar të luajnë lojën me nam botëror “Ludo King”.

Ish-kreu i PDK-së, e cila tradicionalisht ka bastion vendlindjen e tij, Skënderajin, është tallur me entuziazmin e madh për këtë lojë gjithandej botës.

“E kam thënë edhe një herë, kur luan, luan lojëra të mëdha. Unë nuk jam i mësuar me lojëra të vogla, me lujoëra fëmijësh, me Ludo Kinga e me Ludo Queena”, ka thënë Thaçi.

Tutje ai është shprehur edhe për lojën e tij të preferuar, të cilën duket se ka perfeksionuar mjaft mirë.

“Unë nuk luaj shumë. Kam një lojë të preferuar, që e luaj mirë, jam kampion, ma zi se Barcelona. Mu m’pëlqen dhe di me lujt me fatin e Kosovës”, është shprehur i pari i vendit.

*huazuar nga portali satirik Pampress