Thaçi: Merkel foli me turp për krimet në Auschwitz, udhëheqësit serbë flasin me krenari për krimet e Millosheviqit

0

Kreu i vendit, Hashim Thaçi ka përmendur vizitën e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila për herë të parë vizitoi kampin më famëkeq Auschwitz, si veprim pozitiv dhe kritikoi deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për mohimin e masakrës së Reçakut.

Përmes rrjetit social, Twitter tha se nëse Merkel flet me trup për krimet e së kaluarës të udhëheqësve gjermanë, udhëheqësit serbë këtë po e bëjnë me krenari për krimet e Sllobodan Millosheviqit.

“Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschwitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për gjeneratat e ardhshme të Ballkanit, vetëm kur turpi, asgjë pos turpit, shprehet kur diskutojmë për atë që la pas Millosheviqi”, tha Thaçi.

Merkel që tha se është e mbushur me turp të thellë përballë krimeve barbare që u kryen këtu nga gjermanët, Vuçiq e quajti të falsifikuar Masakrën e Reçakut ndërsa diplomatin amerikan, William Walker.