Thaçi: Nëse nuk pranojmë propozimin francez, na pret ai rus

Kreu i PDSH-së, Mendu Thaçi sonte në TV21 duke biseduar për propozimin francez që ndodhet në tavolinën e Qeverisë, tha se nuk ka alternativë tjetër përpos asaj franceze, ndryshe pastaj do na presë alternativa ruse dhe ajo aziatike ku maqedonasit do të asimiloheshin që në sekondën e parë.

“Zakonisht, kur mohohet një rrugë, duket të ketë një alternativë. Alternativa tjetër është Rusia, te Unioni Aziatik. Maqedonasit në unionin të tillë janë të asimiluar që në sekondën e parë, duke filluar që nga qasja e Serbisë dhe Rusisë.”- tha Thaçi.

Thaçi përmendi se gjatë qeverisjes së tij me VMRO-DPMNE-në, në 2008, ka pasur një propozim që ka qenë 50 % më i mirë sesa ky aktuali.

“Nga Gligorovi deri më sot, ky është propozimi më i keq që i ka ardhur Maqedonisë, i ardhshmi do të jetë edhe më i keq. E kam fjalën te fenomeni për shkak të asaj që thashë më përpara: çdoherë është refuzuar kategorikisht çfarëdolloj propozimi që ka ardhur. Në 2008, kur ne kemi qenë në qeveri me VMRO-në, ka qenë 50 % më i mirë. Apeli im është se nuk ka shaka me ndërkombëtarët, se ne nuk kemi alternativë tjetër. Ne shqiptarët nuk ua kontestojmë as gjuhën dhe as identitetin. Çështja e gjuhës maqedonase nuk do të mbyllet këtu, do të vazhdojë gjatë e gjatë nëpër beteja.”- tha Thaçi./TV21