Thaçi përkujton Hasan Prishtinën

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka përkujtuar, Hasan Prishtinën, personalitetin e ndritur të shqiptarisë.

“Para 86 vitesh u vra pabesisht Hasan Prishtina, një nga personalitetet më të ndritura të kombit shqiptar, ideologu i kryengritjeve të shumta popullore kundër sundimit otoman dhe ideator platformës politike që çoi drejt shpalljes së pavarësisë të një pjese të trojeve shqiptare më 1912.

Figura monumentale e Hasan Prishtinës ka qenë dhe mbetet referencë e lartë për vlerat tona kombëtare, politike dhe parlamentare”, ka shkruar presidenti kosovar. (INA)