Thaçi rizgjedhet në krye të PDSH-së: Ky është misioni im!

Menduh Thaçi është rizgjedhur në krye të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në kongresin e tetë partiake të mbajtur sonte në Tetovë.

Në këtë kongres u miratua edhe rezoluta nëpërmjet të cilës PDSH obligohet të ndërmarrë veprime konkrete për të ndryshuar nenin kushtetues në të cilin parashihet që “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”, të zëvendësohet me “gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në RMV”.

Thaçi theksoi se do të qëndrojë fuqishëm pas kësaj rezolute, duke u angazhuar për debat më të gjerë me spektrin politik shqiptar. Në kongres u zgjodh edhe kuvendi qendror i PDSH-së. (INA)

https://www.facebook.com/photo/?fbid=578578876962620&set=pcb.578579133629261