Thaçi: Shqiptarët kanë shumë arsye për zgjedhje, ta largojnë BDI-në nga pushteti

0

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi sot se shqiptarët kanë shumë arsye pse duhet të mbahen zgjedhjet, e kjo sipas tij për të larguar BDI-në nga pushteti.

“Ne jemi të përgaditur për të hyrë në zgjedhje, qëndrimin tonë e dini se është i lidhur me ligj, me kushtetutë, qëndrimi jonë është që prej ditës që ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme, pas 22 ditëve të kemi zgjedhje, jemi të lidhur me procedura, duhet t’i respektojmë këto procedura sepse bëhet një kaos shumë i madh. Ashtu si përherë Ali Ahmeti gjihmonë shtiret se është për çështje të konsensusit, ai asnjëherë nuk ka treguar gatishmëri për ndarje të pushtetit por vetëm për sundim dhe pasje të pushtetit, kjo është manipulim i rradhës i Ali Ahmetit, sepse opinioni e sheh në publik qëndrimin e Ali Ahmetit që nuk jep datë, por brenda në takimet e liderëve dhe drejtuesve institucional po u përkujtoj, Talati e kundërshtoi rimbledhjen e Parlamentit, rimbledhja nëse nuk bëhet, detyrimisht me procedurë shkohet në zgjedhje pas 22 ditëve”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, Ali Ahmeti sillet kinse e don konsesusin, ndërsa Talati ka qëndrim që atë ditë që presidenti ta largojë gjendjen e jashtëzakonshme, ai atë ditë e ka forcën ligjore që ta dekretojë datën, kështu që nuk ka qëndrim korrekt, qëndrimi jonë përafërsisht e patë edhe qëndrimin e raportuesit të Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, janë gati se të njejta, Maqedonisë për shumë arsye i duhen zgjedhjet, për ne shqiptarët arsyeja e parë është që nëpërmjet këtyre zgjedhjeve ta largojmë BDI-në prej pushtetit dhe prej institucioneve.

“Sot sigurisht nuk kemi kohë as mundësi por besoj se shumë shpejtë do të kemi mundësi të spjegojmë dallaveret dhe manipulimet e BDI-së, më lejoni vetëm një manipulim t’a sqaroj, ju kujtohet në fillim të pandemisë se vërejtjet e PDSH-së kanë qenë që ne zonat ku jetojnë shqiptarët se mungojnë epidemiolog dhe infektolog, mungojnë shtretër që përmbushin kushtet e trajtimit intenziv, se në Tetovë duhet të krijohet spitali i veçantë siç është Leshka, se në zonat e shqiptarëve numri i testeve është i vogël dhe duhej të ritet, këto nënkuptojnë qëndrimet e fundit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe kryetares së Komunës Tetovë, unë i kam pritur dy-tre ditë që BDI-ja dhe drejtuesit e BDI-së ngadalë po e hudhin fajin popullit shqiptar në Tetovë, Çair dhe vendet tjera se ne i kemi fajët se nuk i kemi respektuar masat, kjo sështë e vërtetë, të gjithë qytetarët sidomos shqiptarët maksimalisht i kanë respektuar masat, urgjenca për të mbajtur zgjedhjet për shqiptarët e Maqedonisë është largimi definitiv i BDI-së prej pushteti, ardhja e një force politike në pushtet e shqiptarëve e cila i ka kuadrot e përgaditura dhe që nuk vepron me nepotizëm dhe interesa të tjera, dhe nuk favorizon ekspertë që kanë diploma të diskutueshme dhe doktoratura të diskutueshme kështuqë mendojmë se zgjedhjet duhet të mbahen dhe ne mendojmë se në ato zgjedhje duhet të marrin pjesë të gjitha forcat politike, sigurisht nuk do të jenë si zgjedhjet tjera, duhet të përkujdesemi për distancën, t’i respektojmë masat kufizuese.”, theksoi kreu i PDSH-së. (INA)