Thasë me kanabis drejt Maqedonisë

Një i ri nga Shqipëria është arrestuar nga policia shqiptare pasi tentoi të trafikonte një sasi kanabisi drejt vendit tonë përmes kufirit këmbësor.

Bexhet Hoxhallari u kap mbi fshatin Guras të Tushemishtit duke transportuar 7.2 kg kanabis të fshehur në thasë. Lënda narkotike ishte e ndarë në tre pako, thotë policia shqiptare, të cilat u sekuestruan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme.