“The Aspern Papers” me peshë, por pa pasion

0

Është me rëndësi të dihen pak gjëra se çfarë ndodh në filmin “The Aspern Papers”. Për shembull, filmi është i bazuar në romanin e Henry James të vitit 1888 për një njeri të fiksuar pas letrave të dashurisë që i shkruante një poet që vdiq i ri.

Në rol kryesor shkëlqen aktorja veterane Vanessa Redgrave. Ajo me xhelozi të madhe ruan këto letra; Jonathan Rhys Meyers ka rolin e burrit që me xhelozi i kërkon ato letra; dhe vajza e Redgrave, Joely Richardson si një shpirt i varfër që mbetet midis dy aktorëve.

Është bashkërealizim të James Ivory, rezymeja e të cilit përfshin edhe regjinë e adoptimeve letrare siç janë “A Room with a View” dhe “Call Me By Your Name”. Ky roman është adaptuar disa herë – për filma, televizione, opera, radio dhe skenë. (Ky version, siç shihet, është me bashkëskenar të Jean Pavans, i bazuar në shfaqjen teatrale të vitit 2002 “Les Papiers d’Aspern”).

Krejt skenari tregon për një film të mençur, letrar, me nuanca dhe faza të ndërlidhura – dhe ka pedigre brenda secilit milimetër të jetës së vet. Më mirë të them del nga pluhuri i faqeve të verdha të librit të gravuar me lëkurë..