The Guardian: Çfarë ndodh nëse keni koronavirus dhe grip në të njëjtën kohë?

0

Optimistët shpresonin se koronavirusi nuk do i qëndrojë ngrohtësisë verore. Sidoqoftë, shpresat për një teori të tillë janë zbehur: virusi u “ringjall” kohëve të fundit në Iran, duke rritur ndjeshëm numrin e rasteve.

Por, çfarë ndodh kur koronavirusi dhe gripi sezonal zënë vend në organizëm në të njëjtën kohë?

Tani shtrohet pyetja se ku do të përshtatet Covid-19 në mes të këtij ngacmimi viral. Jo çdo virus merr kthesa të tillë, thotë Ian MacKay nga Universiteti i Queensland. Ndonjëherë mund të ndodh infektimi nga gripi sezonal dhe virusi në të njëjtën kohë.

Rasti i parë me Covid-19 që vdiq jashtë Kinës ishte një burrë 44-vjeçar në Filipine, i cili kishte edhe gripin. Nuk është e sigurt se gripi përkeqëson gjendjen, por fakti që viktima filipinase ishte mjaft e re është shqetësuese, thotë Florian Krammer nga Mount Sinai School of Medicine në Nju Jork.

Mjekët në Spitalin Tongji në Wuhan raportojnë se në janar dhe shkurt të këtij viti, pasi Covid-19 u izolua derisa gripi akoma qarkullonte, shumë pacientë kishin të dy viruset. Bashkëinfeksione nuk dukej të ndryshojë shanset e tyre për të mbijetuar, por vetëm se sillte dëmtime më shumë në zemër tek pacientët, dhe gjithnjë e më shumë inflamacione të theksuara.

Nëse ka ndërhyrje të konsiderueshme virale, optimistët shpresojnë që epidemitë e vjeshtës të transmetuara nga fëmijët mund të reduktojnë transmetueshmërinë e Covid-19. Por ato viruse transmetohen kryesisht nga fëmijët, ndërsa duket se Covid kryesisht përhapet nga të rriturit: viruset mund të përhapen paralelisht, në popullsi të veçantë të fëmijëve dhe të rriturve. /Lajmi.net/