The Telegraph: Bregdeti shqiptar, mes 10 destinacioneve më të mira në Evropë për pushime

Picture of Ina Online
Ina Online

27/06/2025

Prestigjiozja britanike The Telegraph ka renditur Shqipërinë mes 10 destinacioneve më të mira në Evropën Lindore për pushime në plazh, duke vlerësuar veçanërisht ishujt e Ksamilit, Rivierën shqiptare, Liqenin e Ohrit dhe Liqenin e Shkodrës.

Në artikullin dedikuar vendeve “mahnitëse dhe më pak të populluara” për pushime verore, The Telegraph e nis me përshkrimin e Ksamilit, të cilin e cilëson si “perlë të veçantë në detin Jon” me “katër ishuj idilikë, të rrethuar nga rërë e bardhë dhe ujëra kristal”.

“Akomodoheni në fshatin e afërt të Ksamilit dhe shfrytëzoni rastin për të vizituar Butrintin, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – një park kombëtar dhe qytet i lashtë me rrënoja që datojnë që nga shekulli VII para Krishtit”, shkruan gazeta britanike.

Artikulli rekomandon gjithashtu plazhin e Dhërmiut, si një alternativë më të përballueshme krahasuar me Rivierën Franceze.

“Këtu, guralecët e bardhë rrezatues përshkohen nga ujërat bruz të detit Jon dhe mbështeten nga Malet e Vetëtimës. Ju mund të shijoni ushqime deti të freskëta dhe sallata plot shije”, shkruhet më tej, duke sugjeruar edhe eksplorimin e fshatit të vjetër të Dhërmiut dhe plazhit të egër të Gjipesë.

Në vijim, The Telegraph fton lexuesit të vizitojnë Liqenin e Ohrit, një destinacion unik që ndan kufijtë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu vlerësohet Liqeni i Shkodrës, si liqeni më i madh në Evropën Jugore, i pasur me biodiversitet dhe monumente historike.

“Këtu, të apasionuarit pas natyrës mund të bëjnë vëzhgim zogjsh, të eksplorojnë gjire të fshehura dhe të vizitojnë manastire apo xhami historike”. Ndër destinacionet e tjera të përmendura në listë janë Ujëvarat e Kravicës në Bosnje-Hercegovinë, Liqeni Balaton në Hungari dhe plazhet e Malit të Zi.

TË FUNDIT

Shqiptarja që i bëri të gjithë zviceranët të festojnë! Ja arsyeja

Anketa e UBO-s: VLEN në epërsi bindëse ndaj Frontit Evropian në Çair (foto)

Presidentja Osmani pas takimit në OKB: SHBA riafirmon përkushtimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Deklarata nga Trump dhe Osmani, Bytyçi tregon momentin kur Serbia synonte ta sulmonte Kosovën

Në pritje të bashkëatdhetarëve tanë, ja si është sot gjendja nëpër kufij (LIVE)

Gjesti: Jam i martuar, por…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË