Një delegacion i AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) të Shqipërisë i kryesuar nga kryetarja Armela Krasniqi zhvilloi një vizitë pune në Shkup.
Delegacioni shqiptar u prit nga përfaqësuesit e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele të Maqedonisë së Veriut.
Autoritetet e mediave diskutuan për aktivitetet që kanë të bëjnë me harmonizimin e rregullores së medias vendase me atë evropiane, çështjet e hapura që prekin atë proces dhe mënyrën e tejkalimit të tyre. Theksi u vu gjithashtu në detyrimet që rrjedhin nga Direktiva e rishikuar për Shërbimet Mediatike Audioviziuele.
Gjatë takimit u shkëmbyen edhe informacione për aktivitetet lidhur me monitorimin e përfaqësimit mediatik zgjedhor në të dyja vendet dhe rregullat për RPP, përfaqësimin gjinor në media dhe rregullat për mbrojtjen e audiencës së mitur. Në fund të takimit u konstatua se bashkëpunimi duhet të vazhdojë për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e rregullimit të mediave. (INA)