Thellohet bashkëpunimi mes UT-së dhe AZGJ-së

ina-online
ina-online

25/09/2023

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof Salajdin Saliu, së bashku me dekanin e Fakultetit Filologjik, Prof Berton Sulejmanin, si dhe Prof Izmit Durmishin, e pritën në një takim pune drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ardian Musliun, si dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi, ata folën për thellimin e bashkëpunimit mbi bazën e memorandumit të nënshkruar mes këtyre dy institucioneve. Dekani i Fakultetit Filologjik i njoftoi përfaqësuesit e AZGJ-së për akreditimin e programit të ri studimor Redaktim gjuhësor, në ciklin e dytë të studimeve. Ai tha se nëpërmjet këtij programi studimor të gjithë punonjësit e AZGJ-së, si dhe institucioneve të tjera, do të kenë mundësi të thellohen në studime të specializuara në fushën e redaktimit.

Ndërsa, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ardian Musliu shprehu mirënjohjen e tij për Universitetin e Tetovës, duke theksuar që kanë pasur marrëveshje me këtë institucion që nga themelimi i AZGJ-së. Sipas tij, program i ri studimor në fushën e Redaktimit gjuhësor do t’i zbusë mangësitë institucionale të mungesës së lektorëve të certifikuar. Ai tha se, po hasin në një mungesë të madhe në tregun e punës për lektorë dhe përkthyes gjuhësorë dhe ky program studimor do t’i mbulojë të gjitha këto mangësi. Po ashtu, drejtori Ardian Musliu shprehu gatishmërinë e tij për të mirëpritur në AZGJ për punë praktike të gjithë studentët e këtij program studimor.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fatmir mexhiti

Mexhiti: Në qeveri do ta ngre çështjen e të punësuarve me kontratë të përkohshme në MSH

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

oliver spasovski

Arma e lidhur me vrasjen e dyfishtë është e në ekspertizë, ndarja e më shumë informatave nuk është e mirë për hetimin, thotë Spasovski

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

mickoski gerqec

LSDM: Skandal i ri, Mickoski në të njëjtën tavolinë me të arrestuarin për trafikim të 32 kilogramëve drogë nga Gërçeci

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit

oliver spasovski

Spasovski: Inspektorët do të mbajnë përgjegjësi nëse vërtetohet se kanë shpërndarë informacione për vrasjen e Vanjës

Kovacevski

Kovaçevski: LSDM do të ketë kandidatin e saj për President

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI po mundohet ta kthejë Gruevskin në Shkup

INFO

NA NDIQ