Themelimi i Lëvizjes ARBËRIA më 5 korrik në Shkup – i bashkohet edhe një deputet nga Fronti?

Picture of INA
INA

04/07/2025

Të shtunën, më 5 korrik, në Teatrin Shqiptar në Shkup pritet të zyrtarizohet një lëvizje e re politike dhe qytetare me emrin “ARBËRIA”. Kjo nismë, e paraqitur si një alternativë ndaj strukturave tradicionale partiake, synon të krijojë një hapësirë të re për angazhim politik, duke u mbështetur në parime të transparencës, përfaqësimit të drejtë dhe veprimit të ndershëm.

Burime të afërta me organizatorët bëjnë të ditur se kësaj lëvizjeje i është bashkuar edhe një deputet aktual nga Fronti opozitar, gjë që rrit peshën dhe vëmendjen ndaj kësaj iniciative që në fazën fillestare të saj. Emri i deputetit nuk është konfirmuar zyrtarisht, por përfshirja e tij shihet si sinjal i një pakënaqësie të brendshme edhe në radhët e opozitës aktuale.

Ndër figurat publike që do të marrin pjesë në themelimin e “ARBËRISË” janë edhe dy ish-deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare, Bekim Fazliu dhe Orhan Ibrahimi, të cilët pritet të kenë rol aktiv në strukturimin dhe drejtimin e lëvizjes.

Organizatorët e paraqesin “ARBËRINË” si një organizim të lirë dhe gjithëpërfshirës, që nuk synon të funksionojë si parti politike në kuptimin klasik, por si një hapësirë alternative që do të lindë nga qytetarët dhe do të punojë për qytetarët.

Sipas deklarimeve paraprake, kjo lëvizje është konceptuar si një revoltë ndaj zhgënjimit politik dhe manipulimit të vazhdueshëm me idealet qytetare, duke synuar që nëpërmjet një platforme të hapur të ringjallë shpresën dhe të angazhojë breza të rinj në procesin e vendimmarrjes.

Konventa themeluese, që do të mbahet në orën 13:00, pritet të sjellë më shumë detaje mbi strukturën dhe drejtimet programore të “ARBËRISË”.press7.tv

TË FUNDIT

Nesër dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!

“Putini më mashtroi!” – Trump shpall fundin e durimit

Meta rrit konkurrencën me një qendër të re të dhënash gjigante për inteligjencën artificiale

YouTube vendos rregulla të reja për përmbajtjen joautentike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË