Therje me thikë pas mesnatës në Saraj! Një 26-vjeçar e pësoi rëndë, u sulmua nga 3 persona

INA
INA

9 Gusht, 2023

Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në Saraj të Shkupit, ku një 26-vjeçar nga Saraji është sulmuar nga tre persona, të cilët kanë përdorur edhe mjet të mprehtë, transmeton TV21.

Pas lëndimeve të marra, 26-vjeçari është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, nga ku është denoncuar edhe rasti i dhunës.

“Sot (08.08.2023) rreth orës 02.20 në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është denoncuar se tek ata, me lëndime të rënda trupore është dërguar B.A.(26) nga fshati Saraj i Shkupit. Sipas së denoncuarës, rreth orës 01:50 në fshatin Saraj, A.A. nga Kondova e Shkupit dhe dy persona të tjerë, pas një kacafytjeje, e kanë sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë i kanë shkaktuar lëndime. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

bajram begaj OKB

Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

kurti zvicer berset

Kryeministri Kurti në Zvicër takoi​ Presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset

instituti-arben-xhaferi

Instituti “Arben Xhaferi”: Ndryshimi i Kodit Penal anti evropian dhe i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

INFO

NA NDIQ