“Thesari Mijallkovit aq i madh” saqë mbylli edhe lëndën “thesari” pa u dënuar!

INA
INA

24/02/2024

Sasho Mijallkov, Goran Grujovski dhe Toni Jakimovski sot morën aktgjykim lirues në rastin “Thesari”, që ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve nga Buxheti i shtetit për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorim të tyre nga një firmë nga Britania e Madhe.

Sipas gjykatëses Imrane Selmani, të akuzuarit lirohen nga akuzat pasi prokurori publik nuk ka dëshmuar se e kanë kryer veprën me të cilën ngarkohen. Sipas aktgjykimit, harxhimet për këtë gjykim maratonik do t’i paguajë shteti. Ky është aktgjykimi i dytë për këtë rast, pasi Gjykata e Apelit pranoi ankesat e të akuzuarve në vitin 2022 dhe e shfuqizoi vendimin e shkallës së parë të sjellë në vitin 2021.

Me aktgjykimin fillestar, për shumë çështje nga “keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit” ishin dënuar ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili u dënua me burg në kohëzgjatje prej tetë vjet, ndërsa shefi i Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Goran Grujevski, i cili gjykohej në arrati, ishte dënuar me dënimin me burg në kohëzgjatje prej 15 vjet. Ish-ndihmësi i ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski, ish shef i kabinetit të Mijallkovit, u dënuan me burg nga 5 vjet.

Vitin që lamë pas Mijallkovi shpëtoi edhe nga një lëndë tjetër

Këshilli Gjyqësor vitin që lamë pas ka shqyrtuar procedurën disiplinore kundër gjykatësit në Apel, Enver Bexheti i cili me ruajtjen e lëndëve gjyqësore në sirtar ndihmoi që ish drejtorit të policisë sekrete Sasho Mijallkov t’i rigjykohet rasti dhe t’i shpëton burgut.

Në vendimin e Këshillit potencohet se ndaj një gjykatësi në Gjykatën e Apelit është shqiptuar masë disiplinore, përkatësisht zvogëlim i rrogës për 20% në gjashtë muajt e ardhshëm. Megjithëse identiteti i tij nuk bëhet i ditur deri në vendimin e plotfuqishëm, Alsat mëson se masa në fjalë është shqiptuar ndaj gjykatësit Enver Bexheti.

Vendimi i Këshillit Gjyqësor apo thënë ndryshe mos shkarkimi nga pozita e gjykatësit i mundëson Bexhetit vazhdimin e ëndrrës për të t’u sistemuar në Gjykatën Supreme. Për veprimet e tij dhe kolegëve gjykatës në Apel kishte reaguar edhe Ambasadorja amerikane në vend, Angela Price Aggeler. Ajo përmes një letre i ishte adresuar të gjitha institucioneve relevante në vend duke i shprehur zhgënjimin për investimet e SHBA-ve në sundim të ligjit dhe mungesën e rezultateve konkrete në këtë drejtim. Ndaj vendimit të Këshillit Gjyqësor, Bexheti ka të drejtën e ankesës pranë Gjykatës Supreme.

Gjyqësori në RMV në fokus të ambasadës amerikane në Shkup –

Ndërhyrja e personave privatë apo zyrtarëve publikë në proceset gjyqësore nuk duhet të tolerohet nga ata në gjyqësor, nga qeveria apo nga njerëzit e këtij vendi. Ndikimi i jashtëm minon besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët e vendit. Drejtësia duhet të jetë transparente, qytetarët e këtij vendi nuk meritojnë asgjë më pak, thuhet në përgjigjen me shkrim të ambasadores së SHBA-së, Angela Aggeler, ndaj kërkesës së televizionit “Sitel” në lidhje me informacionin e publikuar dy ditë më parë se “Ambasadorja Aggeler ka vizituar Gjykatën e Lartë me kërkesë të gjyqtarëve që ishin nën presion të ashpër të qeverisë dhe kërkuan mbrojtje nga revanshizmi politik”.

Ndryshe, problem tjetër serioz dhe shqetësues që kontribuon në ndërhyrje në proceset gjyqësore dhe ulje të besimit në gjyqësi është edhe nepotizmi. Emërimet e përzgjedhjet në gjyqësorë kanë një traditë të kamotshme që bëhen me ndikime partiake apo familjare, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka vërejtje për mënyrën se si është zgjedhur personi i parë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka deklaruar kryetarja e antikorrupsionit,  Biljana Ivanovska, duke theksuar se në opinion dolën fotot publike të kreut të ri të Prokurorisë, Islam Abazi me njerëzit e parë të BDI-së, lë hapësirë ​​për të besuar se “ka pasur ndikim”.

Vetëm 2 për qind e të anketuarve i besojnë plotësisht gjyqësorit, kjo sipas anketës së fundit që IRI. Anketat e mëhershme tregonin se 8 për qind e qytetarëve të anketuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut i besonin tërësisht gjyqësorit, për një vit ky besim ka shënuar ulje drastike. Në anketën në fjalë dukshëm është ulur besimi edhe në Prokurori, Polici, Sistemin shëndetësor, punën e Qeverisë, Arsimin.

Kjo tregon që besimi në gjyqësi dhe institucionet e drejtësisë është shqetësues se është shumë i ulët, e më shqetësuese se kaq është fakti se besimi nuk shkon në rritje vetëm në ulje e sipër. E kjo është dëshmuar që brenda vitit nga 8% ka rënë në 4%, e nuk dihet vitin e ardhshëm kjo përqindje ku do përfundojë.

Prandaj, për të ecur para Maqedonia e Veriut është e detyruar që krahas gjitha reformave tjera të bëj edhe reformat e duhura dhe shumë të nevojshme në sektorin e gjyqësisë, fillimisht duke e departizuar pastaj duke e lejuar që të funksionojë pa presione politike, në mënyrë që të ketë kuptim të plotë si pushtet korrigjues. /Zhurnal.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI më e pasura, me më shumë para se partitë tjera

KSHZ-Komisioni

Këto janë numrat e listave për deputetë që mund të votoni më 8 maj

lypsar shkup

Nga papunësia, fëmijët i detyrojnë të kërkojnë lëmoshë – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Rrugë

Kurti

Kurti: Një grua u vra mizorisht nga një vrasës burrë, drejtësia të veprojë pa vonesa

Bilall Kasami

Zyrtarisht nisën punimet për ndërtimin e stadiumit të Tetovës, Kasami e bëri përhajr me bulzoder (FOTO)

bujar osmani arben taravari

Ndikimi rus në Maqedoni përmes “Ballkanit të Hapur”/Taravari kundër, Osmani pro

rama macron

Rama-Macronit: Nëse ke nevojë për dikë në momente të vështira, thërrisni një shqiptar

Kurti len opozita kasami gashi mexhiti

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Berlin (FOTO)

bujar osmani haki aziri monstra

12 vjet nga rasti “Monstra”, VLEN: Bujar Osmani si kishte mashtruar me rastin e Haki Azirit të kidnapuar nga shërbimi sekret

INFO

NA NDIQ