Pas eliminimit befasues të Inter Miamit në fazën e 1/8-ave të playoff-it të MLS, Lionel Messi dhe Luis Suarez po shijojnë pushimin e gjatë para fillimit të sezonit të ardhshëm, i cili do të nisë në janar.
Dy lojtarët nga Amerika e Jugut po ndjekin fëmijët e tyre, të cilët janë të angazhuar këto ditë në turneun për të rinj, ‘Illinois Newell’s Cup’.
Thiago Messi dhe Benjamin Suarez, që luajnë me ekipin U-13 të skuadrës nga Florida, udhëhoqën shokët e tyre drejt fitores kundër Peñarolit: ndeshja përfundoi 2-1, ku Suarez jr. shënoi një gol, ndërsa i riu Messi mahniti publikun me lojën e tij të shkëlqyer.
Kushedi, ndoshta një ditë ata do ta gjejnë veten krah për krah në një finale të Ligës së Kampionëve, ashtu si prindërit e tyre…