Islami paralajmërohen të keqen për Kosovën?!

Picture of INA
INA

01/07/2023

huazuar nga Bota Sot

Kurti do gjak”, kjo është deklarata skandaloze e Baton Haxhiut, teksa ishte duke komentuar situatën e tensionuar në veriun e Kosovës.

Kjo deklaratë nxiti mjaftë shumë reagime kundër tij, e një reagim të ashpër ka bërë për Bota Sot edhe kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami.

Islami thotë se nga Baton Haxhiu nuk pritet asgjë e mirë, derisa shton se, edhe gjatë pushtimit të Kosovës nga Serbia, ai ka mbajtur lidhje të ngushta me Shërbimin Sekret serb.

“Nuk pritet asgjë më mirë nga Baton Haxhiu sepse është një njeri kontravers i cili edhe gjatë pushtimit klasik të Serbisë mbi Kosovën ka mbajt lidhje të ngushta me Shërbimin Sekret të Serbisë. Nuk pritet që ky të jetë një personalitet i cili do ta përkrahte një qeveri e cila është e ndershme, patriotike dhe e cila po punon vazhdimisht për shtrirjen e sovranitetit të vendit”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.Ai tregon se Haxhiu së bashku me grupin e Sorosit, Edi Ramën dhe Hashim Thaçin kanë punuar për ndarjen e Kosovës.

“Ky grup që udhëhiqet nga Sorosi së bashku me Edi Ramën dhe ish presidenti Hashim Thaçi, çdo herë kanë punuar në drejtimin e ndarjes së Kosovës dhe sa më e fuqishme që të jetë Qeveria e Republikës së Kosovës, është më vështirë për ta që të punojnë për interesa të tyre të ngushta. Dhe nuk duhet habitur që shumica e televizioneve të Kosovës janë kundër kësaj Qeverie për shkak se kanë humbur të ardhurat e tyre që i kanë pasur të garantuara edhe nga Qeveritë e më parshme nga reklamat e Telekomi janë pasuruar dhe sot janë multimilioner. Prandaj Haxhiu dhe grupi rreth tij që janë të shumtë punojnë kundër interesit të shtetit të Kosovës”, thotë Islami.

Sipas tij, Haxhiu ishte kumbar lidhës mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit, teksa shton se propozimi i draftit për Asociacion nga Edi Rama është i përgatitur dhe është plan i Sorosit.

“Ne e dimë që Baton Haxhiu ka qenë edhe lobusi kryesor për ndarjen e Kosovës por ishte edhe kumbar lidhës mes Ramës dhe Vuçiqit dhe kjo ide jeton ende, dhe po të shohësh propozimin e draftit të Ramës që e dërgoi të Bashkësia Ndërkombëtare pa u konsultua me Qeverinë e Kosovës, të len me nënkuptua që ishte një plan i përgatitur Sorosi dhe njerëzit e tij për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ai vazhdoi edhe me propozimin që të mbahet një koferencë së bashku me Vuçiqin dhe Kurtin, pra krejt qëllimi është tek ndarja e Kosovës”, potencon ai.

Islami tregon se Kurti nuk e ka problem vetëm Serbinë, por edhe Edi Ramën.

“Kurti do gjak”, kjo është deklarata skandaloze e Baton Haxhiut, teksa ishte duke komentuar situatën e tensionuar në veriun e Kosovës.

Kjo deklaratë nxiti mjaftë shumë reagime kundër tij, e një reagim të ashpër ka bë edhe kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami.

Islami thotë se nga Baton Haxhiu nuk pritet asgjë e mirë, derisa shton se, edhe gjatë pushtimit të Kosovës nga Serbia, ai ka mbajtur lidhje të ngushta me Shërbimin Sekret serb.

“Nuk pritet asgjë më mirë nga Baton Haxhiu sepse është një njeri kontravers i cili edhe gjatë pushtimit klasik të Serbisë mbi Kosovën ka mbajt lidhje të ngushta me Shërbimin Sekret të Serbisë. Nuk pritet që ky të jetë një personalitet i cili do ta përkrahte një qeveri e cila është e ndershme, patriotike dhe e cila po punon vazhdimisht për shtrirjen e sovranitetit të vendit”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Ai tregon se Haxhiu së bashku me grupin e Sorosit, Edi Ramën dhe Hashim Thaçin kanë punuar për ndarjen e Kosovës.

“Ky grup që udhëhiqet nga Sorosi së bashku me Edi Ramën dhe ish presidenti Hashim Thaçi, çdo herë kanë punuar në drejtimin e ndarjes së Kosovës dhe sa më e fuqishme që të jetë Qeveria e Republikës së Kosovës, është më vështirë për ta që të punojnë për interesa të tyre të ngushta. Dhe nuk duhet habitur që shumica e televizioneve të Kosovës janë kundër kësaj Qeverie për shkak se kanë humbur të ardhurat e tyre që i kanë pasur të garantuara edhe nga Qeveritë e më parshme nga reklamat e Telekomi janë pasuruar dhe sot janë multimilioner. Prandaj Haxhiu dhe grupi rreth tij që janë të shumtë punojnë kundër interesit të shtetit të Kosovës”, thotë Islami.

Sipas tij, Haxhiu ishte kumbar lidhës mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit, teksa shton se propozimi i draftit për Asociacion nga Edi Rama është i përgatitur dhe është plan i Sorosit.

“Ne e dimë që Baton Haxhiu ka qenë edhe lobusi kryesor për ndarjen e Kosovës por ishte edhe kumbar lidhës mes Ramës dhe Vuçiqit dhe kjo ide jeton ende, dhe po të shohësh propozimin e draftit të Ramës që e dërgoi të Bashkësia Ndërkombëtare pa u konsultua me Qeverinë e Kosovës, të len me nënkuptua që ishte një plan i përgatitur Sorosi dhe njerëzit e tij për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ai vazhdoi edhe me propozimin që të mbahet një koferencë së bashku me Vuçiqin dhe Kurtin, pra krejt qëllimi është tek ndarja e Kosovës”, potencon ai.

Islami tregon se Kurti nuk e ka problem vetëm Serbinë, por edhe Edi Ramën.

“z. Kurti nuk ka problem vetëm me Serbinë, Kurti ka problem shumë të madh me kryeministrin e Shqipërisë i cili po punon kundër interesave të Kosovës duke ngulur shpina pas shpinës dhe në gjoks për interesa të veta të ngushta, duke dashur të paraqes vetën një lider ballkanik për të mbuluar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri tash e sa vite”, potencon Islami.

Për fund, Islami tregon pse është e gjithë kjo ofensivë kundër Albin Kurtit.

“Mos të habitemi me gjithë këto ofensiva kundër Kurtit, sepse me ardhjen e kësaj Qeverie është ndalur krimi dhe korrupsioni, janë zhdukur me dhjetëra laborator të drogës në veri të Kosovës, janë shkatërruar dhjetëra banda kriminale që kanë operuar atje dhe janë mbylluar shumë rrugë që kanë kaluar në mënyrë ilegale mallrat dhe kontrabanda, prandaj kjo është pengesa kryesore dhe për këtë bëhet kjo luftë e madhe kundër tij, sepse shumë nga politikanët dhe mediat iu kanë ndalur të ardhurat që i kanë pasur nga grupet kriminale”, përfundon Gazmend Islami./Bota Sot

TË FUNDIT
23 orë
DW për shlyerjen e adresave të shqiptarëve: Si po i gërryen Serbia të drejtat e shqiptarëve etnikë?
23 orë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
1 ditë
Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)
2 ditë
Mali i Zi ndaloi transmetimin e 20 mediave ruse, Rusia paralajmëron “përgjigje”
2 ditë
“Nuk duhet të pritet janari”, kërkohet urgjentisht largimi i Miroslav Lajçakut

ME TE LEXUARA

23 orë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
23 orë
DW për shlyerjen e adresave të shqiptarëve: Si po i gërryen Serbia të drejtat e shqiptarëve etnikë?
1 ditë
Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)

LEXO MË SHUMË

presheva

DW për shlyerjen e adresave të shqiptarëve: Si po i gërryen Serbia të drejtat e shqiptarëve etnikë?

milo gjukanoviq gjukanovic

Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij

Tabanoc kufi

Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)

tv-media-radiodifuzion

Mali i Zi ndaloi transmetimin e 20 mediave ruse, Rusia paralajmëron “përgjigje”

Lajcak

“Nuk duhet të pritet janari”, kërkohet urgjentisht largimi i Miroslav Lajçakut

petkovic simic serbi kine

Ministrat e Vuçiqit në Kinë, heshtje në Bruksel?!

ministrat e mbrojtjes nato ballkan

Forcat e NATO-s do të mund të kalojnë shumë më shpejtë nëpër Korridorin 8!

srebrenica

Maqedonia bashkësponsorizoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, por qeveria e re nuk do ta shënojë Ditën Ndërkombëtare

Samiti NATO

Samiti i NATO-s në Washington/ Rama pranë Biden dhe Stoltenberg

INFO

NA NDIQ