Kasami thirrje për front opozitar shqiptar: Të bashkohemi për fitore

INA
INA

27 Maj, 2023

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami bën thirrje për unitet dhe front opozitar duke i bërë thirrje fraksionit të BDI-së dhe grupit parlamentar dhe anëtarësisë së ASH-së me frymë opozitare.

“Dje u hodh hapi i parë i bashkëpunimit dhe unifikimit të opozitës shqiptare. Si kryetar i Lëvizjes BESA i shtriva dorën e bashkëpunimit Afrim Gashit dhe pas shkëputjes përfundimtare të fraksionit të BDI-së do të shtrijë dorën e bashkëpunimit unifikues edhe atyre. I bëj ftesë korrekte dhe të sinqertë grupit parlamentar dhe gjithë anëtarësisë së ASH-së me orientim opozitar që t’i bashkëngjitet frontit opozitar, sepse ata gjithmonë kanë qenë për ndryshim në kampin politik shqiptar dhe për ta rrëzuar BDI-në.

Ftoj gjithashtu gjithë spektrin opozitar, figurat publike, diasporën shqiptare dhe aktorët tjerë të shoqërisë shqiptare t’i bashkohen kētij fronti në mënyrë që votuesi shqiptar në zgjedhjet e ardhshme të ketë adresë të saktë për procesin e ndryshimit, rotacionin politik te shqiptarët, për një epokë të re shprese. Hapi i parë drejt bashkëpunimit dhe unifikimit është bërë. Të punojmë gjithë së bashku për fitoren në zgjedhjet e ardhshme, për fitoren e shqiptarëve”, ka shkruar Kasami.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

MPB-policia-maqedonise

Të punësuarit në MPB sot marrin rrogat më të larta për 10%

moti sot

Moti në Maqedoninë e Veriut

rozeta hajdari

Grabitet shtëpia e ministres së Qeverisë Kurti

Wiliam-walker

Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës?

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

INFO

NA NDIQ