Thirrje për ndërprerjen e diskriminimit, sot protestohet në Preshevë

Picture of INA
INA

23/09/2024

Më 23 shtator nga ora 13:00 në Preshevë do të mbahet protesta “Marsho për identitet dhe dinjitet”.

Marshi protestues do të nisë nga stadiumi i qytetit dhe do të vazhdojë deri te qendra e qytetit.

Protesta mbahet për shkak të diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që iu bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e Serbisë.

Në këtë protestë do të kërkohet ndërprerja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga Serbia, njohja e diplomave, vendeve të punë dhe institucione të hapura për të gjithë, ka bërë të ditur kryetarja e Preshevës Ardita Sinani në një postim në Facebook.

“Të marshojmë për barazi dhe drejtësi! Në gusht ishim në Bujanoc, në shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë! Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë. Dilni dhe marshoni”, ka shkruar ajo.

TË FUNDIT
28 minuta
“E pamundur të gjesh një përmbledhje për Lindjen e Mesme” – Parlamenti i BE-së refuzon të votojë një rezolutë
1 orë
“Çmimet e naftës kanë filluar të rriten”/Çfarë do të thotë konflikti në Lindjen e Mesme për ekonominë globale?
2 orë
ISHP: Vitin e kaluar në Maqedoni nga kanceri i gjirit kanë vdekur 346 gra
3 orë
Qytetarët e veriut për rrymën: “Fatura anormale” dhe “duhen paguar”
3 orë
Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”

ME TE LEXUARA

13 orë
Drejtuesja e sigurisë kibernetike: Armiqtë e SHBA-së, asnjë mundësi të ndryshojnë rezultatet e zgjedhjeve
1 ditë
Paralajmërohet ligj i ri për vetëqeverisje lokale me mundësi të revokohet kryetari i komunës dhe të vendoset polici komunale
13 orë
Filipçe: Ka vonesë të konsiderueshme në kthimin e TVSH-së, 100 milionë euro nuk janë paguar për katër muaj
1 ditë
29 vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov
3 orë
Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”

LEXO MË SHUMË

KESHILLI i Evropes KIE

“E pamundur të gjesh një përmbledhje për Lindjen e Mesme” – Parlamenti i BE-së refuzon të votojë një rezolutë

nafta tregjet

“Çmimet e naftës kanë filluar të rriten”/Çfarë do të thotë konflikti në Lindjen e Mesme për ekonominë globale?

tetori roz kanceri ne gji

ISHP: Vitin e kaluar në Maqedoni nga kanceri i gjirit kanë vdekur 346 gra

veriu-1-600x360

Qytetarët e veriut për rrymën: “Fatura anormale” dhe “duhen paguar”

ageler, mickovski

Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”

tvsh-ime

Filipçe: Ka vonesë të konsiderueshme në kthimin e TVSH-së, 100 milionë euro nuk janë paguar për katër muaj

IMG_8655

Drejtuesja e sigurisë kibernetike: Armiqtë e SHBA-së, asnjë mundësi të ndryshojnë rezultatet e zgjedhjeve

Shkolla Vizbeg

Funksionimi i shkollës në Vizbeg, me mangësi

Hristijan Mickoski

Mickoski: Ky dimër do të jetë mjaft sfidues në planin energjetik për shkak të situatës në Ukrainë

INFO

NA NDIQ