Thirrje për ndihm në ndërtimin e shtepisë së familjes Naim Lekës, ushtarit të UÇPMB-së

0

Naim Leka i martur baba i dy fëmijëve, ish ushtar i UÇPMB-së me banim në Gjilan ka nevoj për ndihmën tonë në ndërtimin e shtëpis së tij.
Ai sebashku me familjen e tij jeton me një ndihmë sociale prej 100 euro dhe shtëpia e tij gjendet në gjendje të mjerueshme dhe afër rrëzimit ku muret e shtëpisë janë të stërvjetruara, të lakuara dhe të çara në dysh ku në disa raste depërtojn edhe pikat e shiut.
Këto fotografi tregojnë vetëm një pjesë të vogël mbi gjendjen e shtëpis ku banon kjo familje.

Prandaj për ti dal në ndihmë kësaj familje kërkojmë nga gjithë familjarët e ngushtë, kushërit, miqasi, shoqëri të na ndihmojnë në inciativën e marrë në çfaredo mënyre. ky është mesazhi i cili ju është dorzuar redaksis tonë.

Është hap një llogari bankare ku është dediku direkt në ndihmë ndërtimit shtëpisë Naim Lekës.

Komentet

komentet