Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Superligën e Serbisë në takimin mes Pazarit të Ri (Novi Pazar) dhe Vojvodinës.
Tifozët miqë të Vojvodinës kanë provokuar atmosferën duke brohoritur në kore në stadium emrin e kriminelit Ratko Mlladiç.
Por, tifozët vendas ia kthyen duke thirrur emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përcjell AlbanianPost.
Për disa minuta kanë mbizotëruar thirrjet për Kurtin.
Tifozët vendas nuk janë ndalur duke brohoritur vetëm emrin e Kurtit, por kanë vijuar me thirrje “Vrite serbin”, si dhe “Republika e Sanxhakut”. (INA)