Thomas Muller tani po kalon në fazën e fundit të karrierës së tij te Bayern Munich, me bavarezët që kanë vetëm tri ndeshje të tjera në Bundesligë për të luajtur në sezonin 2024/25.
Pavarësisht kësaj, sulmuesi gjerman duket se po argëtohet shumë me shokët e tij të skuadrës në seancën stërvitore
Bayern Munich kohët e fundit publikoi një klip në llogarinë e tyre në X ku tregoi reagimin e Mullerit kur pa shpejtësinë e mesfushorit të ri David Santos.
Santos, i cili luan për skuadrën nën-19 vjeç të Bayernit, po stërvitet me ekipin e parë këto ditë dhe e bëri për vete sulmuesin veteran me shpejtësinë e tij.
Në klip, Santos mund të shihet duke vrapuar përpara Mullerit në një seancë sprinti në stërvitje që e kap në befasi Thomasin.
Muller i thotë të riut: “Nëse kjo ishte 70% (e më të mirës tënde), atëherë je lojtari më i shpejtë që kam parë ndonjëherë”.
Kur një ndihmëstrajner i thotë Santosit të bëjë ‘80%’, Muller mbetet i shtangur dhe i përgjigjet me një përgjigje shumë qesharake. /Telegrafi/