Thuajse 20 milionë të infektuar me koronavirus në Indi

Të hënën, India raporto me shumë se 300 mijë raste të reja me koronavirus për të 12-tën ditë radhazi. Kështu, totali i të infektuarve po shkon në 20 milionë. Brenda ditës, vendi regjistroi po ashtu 3,417 humbje jete nga Covid-19.

Më konkretisht, në 24 orët e fundit India regjistroi 368,147 të infektuar kurse totali deri më tani është 19.93 milionë raste pozitive. Bilanci i viktimave qëndron në 218,959, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetit në vend.

Ekspertët thonë shifrat e vërteta rreth e qark vendit me 1.35 miliardë banorë mund të jenë 5 deri në 10 herë më të larta se bilanci zyrtar.

Ndërsa vendi përballet me një valë shumë më të ashpër se e para, spitalet janë mbushur plotësisht, sasitë e oksigjenit po ezaurohen kurse morgu dhe krematoriumet janë tejmbushur. sb/abcnews.al/