TI për rastin “Magjar Telekom: Drejtësi e vonuar dhe selektive

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24 Mars, 2023

Organizata Transparency International Macedonia ka vlerësuar se në rastin korruptiv “Magjar Telekom” që daton dhjetë vite më parë bëhet fjalë për drejtësi të vonuar dhe selektive.

“Krahasimi i thjeshtë i përmbajtjes së informacionit të TI-Maqedoni nga viti 2012 dhe rastit që zhvillohet në sistemin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut tregon për një selektivitet në procedurë, me qëllim që të tregohet një kontribut minimal në luftën kundër korrupsionin dhe për të shmangur zhvillimin e procedurës ndaj zyrtarëve vendas dhe ish-politikanë”, thonë nga Transparent International për këtë rast.

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka shpallur fajtorë të akuzuarit Atila Sendrej, Rolf Plath dhe Zoltan Kisjuhas në rastin “Magjar Telekom”, të cilët janë dënuar në mungesë, pasi nuk janë në dispozicion të organeve të rendit. Sipas aktgjykimit, të pandehurit janë shpallur fajtorë për veprën e keqpërdorimit në shërbim nga neni. 353 – c paragrafi 4 c.v. me paragrafin 3 c.v. me para. 1 të Kodit Penal dhe dënohen me nga 8 vjet burg për secilin.

Së bashku me aktgjykimin, të pandehurit janë të obliguar solidarisht të kompensojnë dëmin prej 67.407.760 denarë ndaj Republikës së dëmtuar të Maqedonisë së Veriut, si dhe shpenzimet gjyqësore për procedurën.

Transparency International Macedonia thonë se këtë rast e kanë ndjekur që nga viti 2012, pas publikimit të rezultateve të hetimit të firmës amerikane White and Case, e cila është nisur pas indikacioneve të auditimit të brendshëm në “Magjar Telekom”.

“Kishte dyshime për ligjshmërinë e kontratave të lidhura dhe të paguara që do të rezultonin me një sërë krimesh korruptive, të parapara me Ligjin për praktikat e huaja korruptive (FCPA) të SHBA-së, pra të dënueshme sipas ligjeve të Maqedonisë dhe vendeve të tjera. Analiza e TI-M tregoi se midis viteve 2000 dhe 2006, një grup i vogël ish-drejtues të lartë të Kompanisë dhe filialeve maqedonase të Kompanisë miratuan shpenzimin e përafërsisht 24 milionë euro përmes më shumë se 20 kontratave të dyshimta konsultimi, lobimi dhe të tjera (duke përfshirë disa marrëveshje ndërmjet Kompanisë dhe filialeve të saj nga njëra anë dhe filialeve të Kompanisë Konsulente Qiproje nga ana tjetër).

Prokuroria Publike (PO) nuk ka nisur procedim ndaj organizatorëve të skemës korruptive dhe porositësve, por vetëm ndaj ekzekutorëve. Autoritetet në SHBA po akuzojnë pikërisht këta persona, duke lënë pas dore ata që (po të mos ishin ata, do të ishin disa të tjerë) sapo zbatuan urdhrin dhe firmosën zyrtarisht dokumentet.

Numri i kontratave dhe transaksioneve të trajtuara nga autoritetet amerikane është më i madh se numri i kontratave dhe transaksioneve të trajtuara nga organet e zbatimit të ligjit në Maqedoni. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arben-taravari-ali-ahmeti

Heqja e 20%, ASH dhe BDI në vija të kundërta

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

vosja osmani

Nis takimi Osmani-Scholz-Macron në Moldavi (FOTO)

BLINKEN

Blinken nga Oslo kërkon shtensionim të menjëhershëm në veri

????????????????????????????????????

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

fatmir mexhiti

Ndërhyrje kirurgjike me ndihmën e robotit

Kushtetuta-MK-780x439-1-696x392-1

Kovaçevski do t’iа thotë VMRO-së planin për ndryshimin e Kushtetutës

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Qëllimi strategjik është të bëhemi anëtare e BE-së deri në vitin 2030, para nesh janë vendime politike që do të na hapin rrugën

Antikorrupsioni_14-1536x1024-1

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

INFO

NA NDIQ