TIA: Nga sot deri më 10 Shtator, paraqituni 3 orë para në Aeroportin e Rinasit për check-in

ina-online
ina-online

12 Gusht, 2023

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), përmes një postimi në Facebook njofton qytetarët se nga dita e sotme dhe deri më datë 10 Shtator do të duhet të paraqiten 3 orë para nisjes në aeroport, për të bërë check-in.

Sipas njoftimit të TIA-s ky ndryshim bëhet për shkak të pasagjerëve të shtuar kohët e fundit me qëllim për të përmirësuar shërbimin e udhëtimit.

Njoftimi i Aeroportit Nënë Tereza:

Aeroporti Nënë Tereza dëshiron t’ju informojë për një përditësim në lidhje me procesin e check-in dhe sigurisë në Aeroport nga sot deri më 10 shtator.

Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.

Ju lutemi, merrni parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet.
Kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët. Si gjithmonë, siguria dhe komoditeti juaj mbeten prioritetet tona kryesore. Duke mbërritur herët, ju na lejoni të kryejmë procedurat e nevojshme me shpejtësi dhe efikasitet. Faleminderit për bashkëpunimin dhe presim t’ju shërbejmë gjatë udhëtimit tuaj nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

artur liolini

Atë Artur Liolini ndërron jetë në SHBA, Begaj: Pasardhës i denjë i Fan Nolit

policia italiane

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

vrasje

E rëndë në Itali/ Ekzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare, në kërkim burri i saj (EMRI+FOTO)

kroaci-kufi

Dalin detajet: 19 vjeçari nga Kosova është therur për vdekje në kufirin Serbi-Kroaci

homazhe nju jork afrim bunjaku

Homazhe në Nju Jork, për policin e rënë gjatë detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku

thanas carka

Shqiptari Thanas Çarka: Ja përse kandidoj për Këshillin Bashkiak të Athinës

Kembim valutor euro dollar

Për shtatë muaj, diaspora solli në Kosovë 754 milionë euro

Dashnim Hebibi librat

Të nderohet më shumë diaspora shqiptare!

INFO

NA NDIQ