Tifozat Kuq e Zi: Nuk do të jemi në stadium për të përkrahur kombëtaren tonë

Picture of Ina Online
Ina Online

02/06/2025

Tifozat Kuq e Zi nuk do të jenë të pranishëm në tribunat e stadiumit Arena Kombëtare në Tiranë për ndeshjen Shqipëri – Serbi. Ndeshjen ndaj Serbisë, Shqipëria e luan të shtunën nga ora 20:45. Dueli Shqipëri – Serbi i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Në reagimin e tifo-grupit Tifozat Kuq e Zi, thuhet se nga tribunat i ka përjashtuar Federata Shqiptare e Futbollit.

“Për herë të parë që nga themelimi, tash e 21 vite, nuk do të jemi në stadium për të përkrahur kombëtaren tonë”, thuhet në reagimin e gjatë të tifo-grupit Tifozat Kuq e Zi.

TKZ-ja e ka quajtur mashtruese Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme ku anëtarët tanë u organizuan për të siguruar bileta në sektorin tonë tradicional, këtë herë nuk morëm pjesë në farsën e organizuar me pretekstin e një ‘shorti’ të rremë. Ky sistem, i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe më pas për të ushqyer pazaret e zakonshme, është thellësisht i padrejtë dhe i papranueshëm. Absurdi i kësaj ndeshjeje qëndron te hipokrizia e vazhdueshme e FSHF-së, e cila predikon gjithëpërfshirës, por në realitet përjashton tifozët e vërtetë, ata që e kanë ndjekur Kombëtaren për më shumë se 21 vite. Futbolli është kthyer nga një aktivitet popullor në një event ekskluziv për të pasurit, ku çmimet e biletave variojnë nga 150 deri në 1000 euro”, shkruan në reagim.

FSHF-ja më herët kishte njoftuar se ndarja e biletave për ndeshjen ndaj Serbisë do të përcaktohet me short. Fituesit e biletave ende nuk janë përzgjedhur. Të paktën nuk ka njoftuar FSHF-ja.

“Kjo është politika përjashtuese e Federatës Shqiptare të Futbollit: nëse nuk je i pasur, nuk ke vend në stadium. Por jo të gjithë jemi milionerë si Presidenti i FSHF-së dhe rrethi i tij. Gjithpërfshirja i ka të gjithë brenda përveç se TKZ-në. Aty janë agjencitë e udhëtimit dhe politikanët, por vetëm besnikët e përjetshëm Jo. Diçka e tillë nuk është parë kurrë. Le të fitojë njëherë Kombëtarja”, shkruan TKZ.

Interesimi për ta përcjellë nga afër ndeshjen Shqipëri – Serbi është shumë i madh. Mbi 200 mijë aplikime janë bërë për ndeshjen e cila luhet të shtunën kundër Serbisë.

TË FUNDIT

“Për të ikur nga DUI duhet guxim, kaçik…” – Saranda Imeri thumbon Blerim Bexhetin

Çfarë është “bomba bunker” me të cilën SHBA mund ta godasë Iranin?

Gentian Toshkezi, ndër neurokirurgët më të mirë shqiptar në Amerikë

Jasir Asani drejt një klubi tjetër, por afër Koresë së Jugut

Nikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Noterët kërkojnë rritje të çmimeve për shërbimet për shkak të kostove të rritura dhe tarifave të vjetra

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË