Tifozët e Juventusit ‘pushtojnë’ fushën, brohoritin: Nuk e duam Lukakun

ina-online
ina-online

10 Gusht, 2023

Nëse nuk ishte tashmë shumë e qartë, tifozët e Juventusit nuk janë më të kënaqur me përpjekjet e klubit të tyre për të nënshkruar me Romelu Lukakun nga Chelsea.

Tifozët e Juventusit u vërsulën në fushën e Allianz Stadium, teksa një ndeshje stërvitore mes ekipit të parë të klubit dhe ekipit rezervë përfundoi në kaos. Duke protestuar kundër nënshkrimit të mundshëm të 30-vjeçarit, ata brohoritën: “Nuk e duam Lukakun!”

Reprezentuesi belg thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me skuadrën e Serie A, përpara një transferimi të propozuar nga Chelsea këtë verë, me Dushan Vlahovic që pritet të shkojë në drejtimin tjetër.

Lukaku tashmë ka mjaft përvojë në Serie A, pas dy periudhave të mëparshme me rivalët e mëdhenj të ‘Bianconerëve’, Interin. Ai madje ishte golashënuesi më i mirë pasi skuadra e ‘Nerazzurrëve’ të Antonio Contes fitoi titullin në sezonin 2020-21.

Megjithatë, ultrasit e Juves e kanë paralajmëruar tashmë klubin një herë që të mos e nënshkruajë me të./Lajmi.net/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ronaldo Al Nassr

Cristiano Ronaldo shënon dhe asiston në fitoren e Al Nassr

barcelona

Sergio Ramos i dhuron fitoren Barcelonës… (FOTO)

mario balotelli

Balotelli godet rëndë Mourinhon: Duhet të marrë përgjegjësi si burrë

di maria

Di María, “heroi” i triumfit ndaj Portos: “Klasikët nuk luhen, ato fitohen”

anceloti

Ancelotti shigjeton Barcelonën për korruptimin e arbitrave: Diçka shumë serioze, jemi të shqetësuar

vedat-muriqi

Muriqi në mesin e më të mëdhenjve të Mallorcas, po synon t’i kalojë legjendat e klubit

chelsea

“Sherr” në tunel me gjyqtarët, FA ka nisur një hetim për kapitenin e Chelseat…

novak-gjokovic

Djokoviç bën homazhe për terroristët serbë të vrarë në Kosovë! Mediat kroate kritikojnë qëndrimin e tenistit serb…

Pep Guardiola

Guardiola indiferent, nuk e bën dramë eliminimin nga Kupa e Ligës…

INFO

NA NDIQ