Tifozët e Liverpoolit nuk pyesin për distancim, festojnë jashtë stadiumit titullin kampion (VIDEO)

0

Tifozët e Liverpoolit për të dytën herë shkelin rregullat e distancimit social, duke festuar titullin kampion në rrugët e qytetit.

Suksesi ndaj Chelsea-t i cili u pasua me dorëzimin e trofeut për “The Reds” në një “Anfield Road” të boshatisur, u shoqërua me festën e një prej tifozerive më të zjarrta në botë jashtë stadiumit.

Mirëpo, një nga tifozeritë më të shquara në Europë nuk mund të qëndronte pasive teksa ekipi i tyre brenda stadiumit i gëzohej trofeut.Ndaj, ata u mblodhën jashtë stadiumit dhe nisën festën e tyre me kore e flakadanë duke injoruar COVID-19.

Një festë e madhe, e cila përsëritet për herë të dytë duke qenë se edhe disa javë më parë kur Liverpooli fitoi matematikisht titullin, tifozeria ishte sërish në rrugë duke u grumbulluar në këtë moment të vështirë.

https://video.syri.net/upload/videos/2020/07/8upXuIDghj3JlzcjkdkR_23_0c84d8594132a13e52a05496c8ff469e_video_720p_converted.mp4?_=1