Tifozët e Real Madridit e ‘largojnë’ Cristiano Ronaldon

“AS” ka realizuar një sondazh në lidhje me të ardhmen e sulmuesit portugez në Real Madrid.

Tifozët e Real Madridit nuk e kundërshtojnë mundësinë e largimit të Cristiano Ronaldos.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka realizuar një sondazh në lidhje me të ardhmen e sulmuesit portugez.

Dhe, 67 për qind e atyre që janë përgjigjur nuk janë kundër largimit të tij nga Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo spekulohet se ka mosmarrëveshje me presidentin e klubit, Florentino Perez.

Andaj, kjo ka sjellë spekulime në lidhje me largimin e tij nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/