Tifozët e Romës “shpërthejnë” kundër Leonardo Bonuçit

INA
INA

27/12/2023

Leonardo Bonuçi pritet të ndryshojë ambient në merkaton e janarit, duke qenë se eksperienca te Union Berlin në Bundesligë, nuk po shkon sipas planeve të italianit. Mbrojtësi është vendosur në kërkim të një tjetër destinacioni për të përjetuar sezonin e fundit në karrierë.

Një ide është rikthimi në Itali, teksa Roma ka shprehur interes për 36-vjeçarin. “Verdhekuqtë” kanë probleme të theksuara në mbrojtje, për shkak dëmtimesh dhe Bonuçi përfaqëson një zgjedhje emergjente për trajnerin Hoze Murinjo. Mirëpo, edhe pse ky transferim mund të duket ideali për të gjitha palët e përfshira, sërish rrezikon të dështojë dhe kjo prej tifozëve të skuadrës kryeqytetase.

“Ultrasit verdhekuq” nuk e mirëpresin Bonuçin për shkak të kaluarës së tij juventine dhe këtë e kanë shprehur hapur në rrjetet sociale, aq më tepër tashmë që mbrojtësi është në ditët e fundit të karrierës. Tifozët e Romës dëshirojnë transferimin e Tilo Kehrerit nga Uest Hemi, duke detyruar në një farë formë që drejtuesit e “verdhekuqve” të heqin dorë nga Bonuçi. Megjithatë, për ish-juventinin ka shpresë pasi në Premier Ligë është skuadra e Uest Hemit, e cila po udhëheq në sondazhe për italianin.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xherdan shaqiri

Ky është problemi i madh, ja pse Xherdan Shaqiri po shkon në gjykatën federale

Mesi ronaldo

Rregulli i pashkruar në familjen e Ronaldos për Messin – e zbulon motra e tij

leao

“Kritikat? Futbolli është i tillë”, Leao: Ishte bukur që u riktheva te goli pas 5 muajsh

inter

Inter i pandalshëm në 2024-ën, mposht Atalanta-n dhe numëron fitoren e 11-të radhazi

futboll

Këto janë ndeshjet çerekfinale në FA Cup, dy super përballje

albion rrahmani

“Dua të shënoj 20 gola këtë sezon dhe të fitoj trofe” – Albion Rrahmani flet pas paraqitjes spektakolare ndaj UTA Arad

milan

I humbi një orë me vlerë 180 mijë euro, futbollisti i njohur përleshet me një hajdut në një klub nate

Jasir Asani

VIDEO / Jasir Asani fantastik, goditjet e tij nuk ndalen as në stërvitje

Liga e Evropes Europa League

Katër ndeshje të tjera emocionuese në “FA Kupën” e Anglisë

INFO

NA NDIQ