Tifozja 103-vjeçare e Bristolit

Një tifoze 103-vjeçare e futbollit ende shkon në tribunat e stadiumit për ta përcjellë ekipin e zemrës kur luan si vendës.

Kitty Thorne e përcjell ekipin e Bristol Cityt prej vitit 1954 dhe është njëra prej fansave më të devotshme të këtij ekipi që bën gara në kategorinë e dytë të Anglisë – Championship. Kitty kujton mirë shumë prej ndeshjeve që i ka përcjellë në stadiumin “Ashton Gate”, ku Bristoli luan si vendës, transmeton Koha Ditore.

“Në fillim udhëtonim me tren dhe e merrnim ushqimin me vete. Më kujtohet një ndeshje kur klubi vendosi në tribuna një kovë dhe më vonë e kuptova se ajo ishte për të mbledhur para në mënyrë që të paguheshin lojtarët”, është shprehur Kitty.

Ajo gjithashtu mban në mend edhe ndeshjen ndërmjet Bristolit dhe Manchester Unitedit, e zhvilluar para afro 50 vjetësh.

“Ishte viti 1972 dhe ne luanim kundër Manchester Unitedit në kuadër të League Cup”, kujton Kitty. “Shkova në ndeshje edhe pse nuk ndihesha mirë. Në stadium kishte mbi 34 mijë tifozë dhe me të përfunduar me nxorën duke me bartur me barelë, pasi duhej urgjentisht të shkoja në ambulancë”. /Koha.net/