TikTok detajon hapat e ndërmarrë ndaj dezinformimit pas kërkesës së BE-së

INA
INA

16/10/2023

Aplikacioni TikTok tha të dielën se kishte mobilizuar menjëherë burimet dhe personelin për t’iu kundërvënë urrejtjes dhe dezinformimit të shfaqur pas sulmit të grupit islamik palestinez Hamas ndaj Izraelit.

Shefi i industrisë së BE-së, Thierry Breton i dha të enjten TikTok, 24 orë, për të detajuar masat e marra për t’iu kundërvënë përhapjes së dezinformatave në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme. Ai gjithashtu hapi një hetim ndaj rrjetit social X.

Pas kësaj letre, TikTok në një deklaratë listoi veprimet që kishte ndërmarrë, megjithëse nuk pranoi të thoshte se si i ishte përgjigjur në mënyrë specifike Bretonit, raporton Reuters.

“TikTok qëndron kundër terrorizmit. Jemi të tronditur dhe të tmerruar nga aktet e tmerrshme të terrorit në Izrael javën e kaluar. Jemi gjithashtu thellësisht të pikëlluar nga kriza humanitare në rritje që po shpaloset në Gaza”, bëri të ditur TikTok.

Tutje, TikTok, në pronësi të firmës kineze ByteDance, deklaroi se veprimet e tij përfshinin hapjen e një qendre komandimi, përmirësimin e sistemeve të tij të automatizuara të zbulimit për të hequr përmbajtjen e dhunshme dhe shtimin e më shumë moderatorëve që flasin arabisht dhe hebraisht.

Ndër të tjera Tik Tok po hiqte gjithashtu përmbajtjen që sulmonte ose tallte viktimat e dhunës ose nxit dhunën, kishte shtuar kufizime në përshtatshmërinë për funksionin e tij të transmetimit të drejtpërdrejtë dhe po bashkëpunonte me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe po angazhohej me ekspertë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

whatsapp-main-600x360

WhatsApp së shpejti do të mundësojë ndarjen e imazheve dhe videove me kualitet origjinal

meta-logo-1

Meta anulon mundësinë për të biseduar me miqtë nga Facebook në Instagram

Bitcoin

Bitcoin vendos rekord të ri vjetor duke kapërcyer vlerën e 43 mijë dollarëve

Bitcoin

Bitcoin kap vlerën e 41 mijë dollarëve. Pse po rritet pikërisht tani?

iphone- telefon mobil

Shumica nuk i dinë këto gjëra për iPhone

gta6

Rrjedh ‘traileri’ i GTA 6, zbulohen detajet e para

iphone- telefon mobil

Tre këshilla si të zgjidhni smartfonin e duhur Android

Elon Musk X twitter

A mund të falimentojë X (ish-Twitter) nën udhëheqjen e Elon Musk?

chat-gpt

“ChatGPT” festoi ditëlindjen e parë dhe ja si ndryshoi botën brenda një viti

INFO

NA NDIQ