Tiktok etiketon përmbajtjet AI, çfarë do të ndodhë me prodhimet e gjeneruara prej saj?

Picture of INA
INA

14/05/2024

Çdo përmbajtje e prodhuar me anë të inteligjencës artificiale do të duhet të etiketohet si e tillë, nëse shpërndahet në platformën ‘TikTok’.

Në përpjekje për të luftuar dezinformimin dhe për të ndarë realitetin nga trillimi, lëvizja e rradhës e platformës së gjigandit kinez ‘ByteDance’ i bashkohet valës së përpjekjeve të kompanive teknologjike për të krijuar një përdorim më të sigurt të AI.

“Inteligjenca artificiale jep mundësi të jashtëzakonshme krijuese, por mund të ngatërrojë ose mashtrojë shikuesit nëse ata nuk e dinë se përmbajtja është krijuar nga AI”, tha kompania në një deklaratë.

Në shkurt, gjithashtu dhe ‘Meta’ njoftoi se po punonte me partnerët e industrisë për standardet teknike që do ta bëjnë më të lehtë identifikimin nëpërmjet etiketave tek imazhet, videot dhe audiot e krijuara nga mjetet e inteligjencës artificiale, shkruan TCh.

Google’ gjithashtu njoftoj vitin e kaluar se logot me inicialet AI do të aplikohen për videot në ‘YouTube’ si dhe platformat e tjera të grupit.

Një shtysë për etiketim dixhital të përmbajtjes së gjeneruar nga AI ishte gjithashtu pjesë e një urdhri ekzekutiv që Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi në tetor të vitit të kaluar.

Gjatë muajve të ardhshëm, çdo përmbajtje e krijuar në ‘TikTok’ do t’i bashkangjiten kredencialet e prodhimit, e cila do të mbeten edhe në momentin kur këto shkarkohen.

Vendimi vjen vetëm dy ditë pasi ‘ByteDance’, kompania mëmë kineze, ka paditur ligjn e ri amerikan i cili do të ndaloj aplikacionin në SHBA, nëse ‘TikTok’ nuk i shitet një blerësi të miratuar. Sipas padisë së palës kineze, ligji veçon në mënyrë të padrejtë platformën dhe është një sulm i paprecedentë ndaj fjalës së lirë.

TË FUNDIT
15 orë
Shefi i Netflix nuk mendon se programet e AI do të zëvendësojnë krijuesit dhe aktorët e filmave
16 orë
Tesla e lë pas objektivin e madh
16 orë
Funksioni i ri i YouTube Music ju lejon të kërkoni këngën duke e kënduar atë
2 ditë
Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)
3 ditë
Shumë shpejt edhe linjat ajrore me Inteligjencë Artificiale, ja çfarë po ndodh

ME TE LEXUARA

16 orë
Funksioni i ri i YouTube Music ju lejon të kërkoni këngën duke e kënduar atë
16 orë
Tesla e lë pas objektivin e madh
15 orë
Shefi i Netflix nuk mendon se programet e AI do të zëvendësojnë krijuesit dhe aktorët e filmave

LEXO MË SHUMË

Netflix

Shefi i Netflix nuk mendon se programet e AI do të zëvendësojnë krijuesit dhe aktorët e filmave

tesla-model-3-behet-makina-elektrike-me-e-shitur-ne-evrope_5ca31f5e2e44d

Tesla e lë pas objektivin e madh

youtube-804x380

Funksioni i ri i YouTube Music ju lejon të kërkoni këngën duke e kënduar atë

makine elektrike studentet

Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)

molla-e-kuqe-avioni-aeroplani-turk

Shumë shpejt edhe linjat ajrore me Inteligjencë Artificiale, ja çfarë po ndodh

nasa2

Vetëm 40 vite dritë larg, NASA zbulon planetin e ri të ngjashëm me tokën. Në të ardhmen mund të transferohet raca njerëzore

whatsapp-1100x620-1-600x360-1

WhatsApp sjell dy opsione të rëndësishme për përdoruesit

rrjete sociale instagram facebook tik tok

BE heton Facebook dhe Instagram, rrjetet sociale dyshohet se shkaktojnë varësi tek fëmijët

microsoft-rifreskon-surface-book-2-me-procesoret-e-gjenerates-se-8-te-intel_5ca25a80aaf48

Microsoft Word më në fund ka zgjidhur një nga problemet më të bezdisshme

INFO

NA NDIQ