TikTok nën hetim, këtë radhë nga autoritetet kanadeze të privatësisë!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27 Shkurt, 2023

Rregullatorët kanadezë të mbrojtjes së privatësisë kanë nisur një hetim ndaj TikTok mbi mbledhjen e tij të të dhënave të përdoruesve.

Platforma e ndarjes së videove, në pronësi të gjigantit kinez ByteDance, është vënë nën shqyrtim për shqetësimet se i jep informacione Pekinit.

Masa e Kanadasë vjen pasi stafi i Komisionit Evropian u urdhërua të heqë aplikacionin për të “mbrojtur” institucionin. Zyra e Komisionerit të Privatësisë së Kanadasë tha se kishte nisur hetimin në TikTok së bashku me rregullatorët provincialë të privatësisë nga Quebec, British Columbia dhe Alberta.

Hetimi u nis “në vazhdën e padive grupore të zgjidhura tani në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, si dhe raportet e shumta të mediave në lidhje me mbledhjen, përdorimin dhe zbulimin e informacionit personal nga TikTok”, thuhet në një deklaratë. Masa synon të përcaktojë nëse praktikat e organizatës janë në përputhje me legjislacionin kanadez të privatësisë” Ata do të shqyrtojnë nëse kompania po përmbush detyrimet e saj të transparencës.

Top Channel

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

gsmarena_002-1024x571

Apple Reality Pro, pritet të vij me pamje dy herë 4K

Apple-1

Apple mohon pretendimet e rusëve për spiunazh

3_Main-Apple-iPhone-battery

Shkencëtarët krijojnë një bateri celulari që mund të karikohet për 60 sekonda

amazon-firma-587x396-1

Amazoni dënohet me 25 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së fëmijëve

Apple-1

Apple mund të prezantojë “disa” Mac në WWDC

iphone-14

Pritet të lançohet në muajin shtator, iPhone 15 ju surprizon me ndryshimet

twitter

Twitter kërcënohet me një ndalesë nga BE

iphone-xs-photo-650x358

Konfirmohet zyrtarisht, modelet iPhone 16 Pro do të kenë ekrane më të mëdha

whatsapp-me-dy-funksione-qe-do-te-luftojne-lajmet-e-rreme_5c8fd06599e38

WhatsApp bën ndryshimin e ri

INFO

NA NDIQ