TikToku me një ndryshim interesant

INA
INA

28/07/2023

Aplikacioni i transmetimit të videove, TikTok, ka nisur të ofrojë postime vetëm me tekst ndërsa konkurrenca midis gjigantëve të rrjeteve sociale sa vjen e bëhet më e ashpër, shkruan BBC.

Platforma thotë se funksioni i ri u jep përdoruesve “një mënyrë tjetër për të shprehur veten”. Në fillim të këtij muaji, TikTok lansoi një shërbim të ri me këngë duke rivalizuar platformat si Spotify dhe Apple Music.

Dhe të hënën, Twitteri i Elon Muskut hoqi logon e famshme blu dhe kaloi në një X bardh e zi. Përdoruesve të TikTokut tani do t’u ofrohen tre opsione në aplikacion – nëse do të postojnë foto, video ose tekst.

Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të personalizojnë postimet duke shtuar zë, vendndodhjen, të cilat janë reagime video ndaj postimeve të përdoruesve të tjerë të TikTokut.

“Këto veçori e bëjnë atë që postimet tuaja me tekst të jenë po aq dinamike dhe interaktive sa çdo postim me video ose foto”, ka njoftuar TikToku. TikToku, në pronësi kineze, në vitin 2021 u bë platforma më popullore në botë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dua lipa

FOTO/ Dua Lipa bëhet zyrtarisht ambasadore e markës “Porsche”, nënshkruan kontratë multi-milionëshe me brendin e famshëm të veturave

online media shkrim ne internet

Përmes AI-s, një përdorues shndërron në video imazhin e famshëm që ka bërë xhiron për vite në internet

whatsapp-1100x620-1-600x360-1

Si t’i fshehim bisedat në WhatsApp

youtube-804x380

Kur do të vijë YouTube në Shqipëri? Acromax informacione ekskluzive pas takimeve në Berlin

gmail

Nga nesër, Google fshin llogaritë joaktive të Gmail, çfarë duhet të bëni?

nasa

Çfarë parasheh plani ambicioz i NASA-s për ndërtimin e shtëpive në Hënë deri në vitin 2040?

elon-musk

Musk u përgjigjet ashpër kompanive që tërhoqën reklamat nga rrjeti social X: “Vafshi në djall!”

Inteligjenca artificiale AI

Katër klanet që komandojnë mbi Inteligjencën Artificiale

whatsapp-1100x620-1-600x360-1

WhatsApp rikthen një funksion të cilin e kishte larguar më parë

INFO

NA NDIQ