TikToku padit shtetin amerikan

INA
INA

23 Maj, 2023

TikToku e ka paditur shtetin e Montanas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ky u bë vendi i parë në botë që ua ndaloi banoerëve qasjen në këtë rrjet social, shkroi BBC-ja të martën.

Rrjeti social kinez tha se ky vendim bie ndesh me të drejtat e lirisë së fjalës në SHBA, derisa nëpërmjet padisë po synohet të rrëzohet ky vendim, që TikToku e quajti të paligjshëm.

“Ne po sfidojmë ndalimin antikushtetues të TikTokut në Montana për të mbrojtur biznesin tonë dhe qindra-mijëra përdorues në Montana. Besojmë se sfida jonë ligjore do të mbizotërojë bazuar në një grup jashtëzakonisht të fortë precedentësh dhe faktesh”, tha një zyrtar i këtij rrjeti social.

TikToku është vënë nën shqyrtim nga autoritetet në mbarë botën për dyshimet se të dhënat e përdoruesve mund t’i kalojnë qeverisë kineze.

Edhe në Kosovë është diskutuar mundësia e ndalimit të TikTokut.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

word pres

WordPress po bëhet me mjet AI, ku ndihmon përdoruesit për të gjeneruar si dhe për të edituar tekste

whatsapp-main-600x360

WhatsApp ‘nxjerr’ nga loja AirDrop, vjen me ndryshimin e madh

Apple-1

Lansimi i fundit i Apple mund të çojë në inovacion e izolim

sulmohet-bursa-kriptografike-coinmama-450-mije-perdorues-te-prekur_5c687ba63612e

Pas Binance, paditet edhe Coinbase

microsof

Microsoft do të paguajë 20 milionë dollarë, akuzohet se shkeli privatësinë e fëmijëve

bateri

Karikoni telefonin tuaj nëpër lokale? Arsyeja pse nuk duhet ta bëni më

Apple-1

Apple e prezanton MacBook Air-in me madhësi prej 15 inçësh

kufjet-wireless-te-apple-jane-te-pariparueshme_5c9e57f3ee72f

Apple prezanton kufjet e gjeneratës së re, kushtojnë 3499 Dollarë

whatsapp-1100x620-1-600x360-1

Pse grupet e WhatsApp-it i bëjnë keq shëndetit tonë

INFO

NA NDIQ