TikToku pritet të thyejë rekord në historinë e rrjeteve sociale

INA
INA

23/12/2023

Që nga lansimi në vitin 2016, aplikacioni kinez TikTok ka fituar 10 miliardë dollarë nga përdoruesit në mbarë botën dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë aplikacioni me fitimet më të larta në histori, sipas raportit të fundit nga “data.ai”.

“TikToku do t’i afrohet 15 miliardë dollarëve të ardhura në vitin 2024. Përdoruesit shpenzojnë mbi 11 milionë dollarë në ditë për të mbështetur krijuesit e tyre të preferuar”, ka thënë përfaqësuesja e “data.ai”, Lexi Sydow, shkruan CNN.

Ajo pret që përdoruesit e TikTokut të kalojnë 40 orë në muaj në aplikacion, 22 për qind më shumë nga viti aktual.

TikTok fiton para nga të ashtuquajturit “Coins”, të cilat përdoruesit mund t’i përdorin për të blerë dhurata për influencuesit në platformë dhe aplikacioni mban 50 për qind të pagesës.

Këtë vit, përdoruesit e kanë blerë më së shpeshti paketën me 1.321 monedha për 19.99 dollarë, dhe këto blerje përfaqësojnë 25 për qind të të gjitha të ardhurave të TikTokut.

Kompania kineze ka edhe burime të tjera të ardhurash si reklamat dhe blerjet online.

Aplikacioni i takimeve Tinder dhe platforma YouTube po i afrohen 10 miliardë dollarë të ardhura, por mbesin pas TikTokit me 2 deri në 3 miliardë dollarë më pak.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

iphone- telefon mobil

5 vendet në shtëpi ku interneti është i ngadaltë

Bitcoin

Bitcoini i pandalshëm, në prag ta ripërsërisë rekordin prej 69 mijë dollarësh

eva-elektrike

Çfarë nëse rrufeja godet një automjet elektrik

google

Google prezantoi Gemini në Messages, aktivizoi përmbledhjen e tekstit në Android Auto c

femij telefon

Italia ndalon celularët në shkolla me çdo kusht!

Inteligjenca Artificiale IA

Google konfrontohet me Indinë shkaku i përgjigjes së chatbot-it me Inteligjencë Artificiale

Inteligjenca artificiale AI

IA ndihmon në mënyrë disproporcionale në mbrojtjen kundër kërcënimeve të sigurisë kibernetike

facebook-meta

“Meta” do të krijojë ekip për të luftuar dezinformimin në zgjedhjet e BE-së

Galaxy S24

Përjetoni përvojën më të jashtëzakonshme celulare me një nga pajisjet e serisë Galaxy S24

INFO

NA NDIQ