Timo Verner në udhëkryq: Bajerni, Liverpuli, PSZH…

0

Timo Verner do të largohet nga Leipzig në fund të sezonit. Të gjitha gjasat janë që sulmuesi gjerman të veshë fanellën e Bajern Munihut, që është vënë në kontakt me klubin që ka kartonin e sulmuesit. Takimet zyrtare për negocim i konfirmoi edhe presidenti i Lajpcigut, Oliver Mintzlaf, që njëkohësisht zbuloi edhe ëndrrën e 23-vjeçarit.

“Ai është rritur me ne në personalitet dhe tani dëshiron të hedhë një tjetër hap. Ne e kemi thënë gjithmonë se nuk bëhemi pengesë në karrierën e një lojtari nëse ai vendos të largohet. Ndoshta Verner nuk dëshiron të shkojë në Munih. Ndoshta dëshiron të shkojë tek Jyrgen Klop në Liverpul, apo tek Tomash Tushel në Paris”, tha mes tjerash Mintzlaf.