Timonie: Nevojitet vendim politik për zgjedhjet

0

Diplomatët evropian kanë nevojë për bashkëbisedues. Ju nevojitet bashkëbisedues legjitim, por edhe administratë funksionale e cila ngushtë do të veprojë me pushtetin politik legjitim dhe diplomatëve evropian në këto rrethana ju nevojiten vendime të patjetërsueshme. Por kjo do të thotë se nga njëra anë ekzistojnë kufizime që janë të njohura, ndërsa janë të lidhur me epideminë dhe ajo në fakt vendos. Ashtu është edhe te ne në Francë. Ne kemi paraparë zgjedhje më 28 qershor, por kemi dispozitë të caktuar që ta studiojmë gjendjen dy javë më parë dhe nëse kushtet shëndetësore e lejojnë atë, të vazhdojmë me zgjedhjet, thotë ambasadori francez në Shkup, Kristian Timonie.

Në intervistën për Radio Evropa e Lirë, në pyetjen nëse zgjedhjet janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit juridik ose janë vetëm taktizim politik, Timonie përmend se shoqëritë demokratike kanë nevojë për institucione funksionale.

“Ne të gjithë punojmë nën presion të këtyre çështjeve lidhur me shëndetin e njerëzve që janë prioritare dhe nuk duhet të harrojmë se shoqëritë tona demokratike kanë nevojë për institucione funksionale pasi vështirësitë më të mëdha pastaj do të paraqiten që të qetësohen pasojat nga epidemia. Duhet të sillen disa masa ekonomike dhe vendime që do të mund të miratohen vetëm nga ana e institucioneve legjitime, ndërsa kur do të ndodhë votimi është vështirë të përgjigjet. Dëshira jonë është sa më shpejt, ndërsa kur mendoj sa më shpejtë të jetë e mundur, për këtë nevojitet vendim politik, por edhe objektiv e cila bazohet në gjendjen shëndetësore të vendit”, thekson ambasadori.