“Tinex” nuk i është shitur “Viva Freshit”, rrjeti i marketeve mohon

Rrjeti i marketeve “Tinex” ka përgënjeshtruar lajmin në portalin Shqipmedia se kompania tregtare me pakicë do të blihet për 90 milionë euro nga “Viva Fresh” kosovare.

Pas lajmit të publikuar në portalin Shqipmedia më 20 shtator 2022 me titullin se është arritur marrëveshja për shitblerjen e rrjetit të supermarketeve “Tinex” nga kompania “Viva Fresh”, lajm që u raportua nga shumë njerëz, ne përgënjeshtrojmë këtë spekulim. Portalet maqedonase pa kërkuar nga ne ta konfirmojmë apo mohojmë lajmin krijuan një atmosferë konfuze në opinion, mes punonjësve dhe bashkëpunëtorëve. Kompania TINEX-MT DOOEL Shkup e njofton opinionin se as tregjet TINEX dhe as kompania nuk janë në negociata me blerës potencial dhe aq më tepër se është arritur marrëveshje për blerje. TINEX-MT DOOEL Shkup, e cila menaxhon tregjet Tinex, mbetet me pronarin e vetëm Vladimir Todoroviq”, thuhet në njoftimin e “Tinex”. (INA)