Tirana dhe Prishtina duhet ta kthejnë vëmendjen nga Medvegja

0

“Medvegja duhet të jetë prioritet për institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë. Duhet të bëjmë projekte konkrete në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në këtë komunë”. Kjo porosi është dhënë nga Muharrem Salihu, këshilltari komunal i Medvegjës nga koalicioni “Të gjithë për Medvegjën”, i cili njwherit është edhe president i kompanisë AFEDS. Salihu këtë alarm e ka përcjellë gjatë takimit që pati me gratë e suksesit të “Albanian Excellence” në Medvegjë. Salihu ka dhënë informacione të detajuara për pozitën e shqiptarëve në Medvegjë dhe problemet me të cilat ata përballen çdo ditë ata. “Albanian Excellence”, Muharrem Salihun e ka shpallur personalitet që ka bërë histori suksesi gjatë vitit 2019 në komunën e Medvegjës duke i dhuruar medalje dhe certifikatë. Vlen të theksohet se Salihu ka bërë investime kapitale në këtë komunë duke hapur fabrikën e çorapeve Medinvest mundësi kjo punësimi për shqiptarët e atjeshëm. Gjatë deklaratës për media drejtoresha e “Albanian Excellence”, Flora Nikolla ka konfimuar se gratë në kuadër të kësaj qendre kanë shprehur gadishmërinë e tyre që të krijojnë ura bashkëpunimi për projekte të përbashkëta që do të realizohen vitin vijues edhe në komunën e Medvegjës. Presidenti i AFEDS, Muharrem Salihu ka përshëndetur vizitën e grave të Albanian Excellence në Medvegjë duke e vlerësuar si event shumë domethënës për shqiptarët që jetojnë në këtë komunë. Salihu është shprehur i gatshëm që gjatë vitit 2020 të mbështes nismat e qendrës Albanian Excellence për aktivitetet që do të bëhen në Medvegjë. Delegacioni i Albanian Excellence gjatë qëndrimit të Medvegjë kanë vizituar edhe fabrikën e çorapeve Medinvest të cilat janë ndarë mjaftë të kënaqura me që në këtë kompani janë të punësuara shumica punëtore femra.(INA)