“Tirana jeni gati?”, pas Prishtinës, “Sunny Hill” dhe Dua Lipa shkojnë në Shqipëri ​

Për katër ditë rresht u mbajt festivali i këngës, “Sunny Hill”, në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

E pas Prishtinës, për herë të parë ky festival do të mbahet edhe në Tiranë.

Për tre ditë rresht (26, 27 e 28 gusht), “Sunny Hill” zhvendoset në Tiranë.

Dua Lipa ka publikuar në ‘Instastory’ postimin e faqes zyrtare të festivalit ku thuhet: “Tirana a jeni gati?”

Në festival do të performojnë yje botërore dhe artistë vendor.