T’ish kane Anton Cetta baba i jem

0

Berat Buzhala

Kisha Katolike e paska filluar nje iniciative per me e vendose shtatoren e Anton Cettes ne oborrin e Katedrales ne Prishtine. Ndaj kesaj iniciative paskan reagu vajzat e Antonit te cilat e kane kundershtu. Me plot te drejte.
Cfare situate e dhimbshme. Per nje personalitet si Anton Cetta mos me u gjete vend kerkund ne Prishtine, por ne fund me kerku vend per te ne oborrin e Kishes Katolike.

Ka kaluar shume kohe, e shume prej jush nuk e dini kush ne fakt ka qene Anton Cetta dhe cfare roli ka pasur ai ne jeterat tona. Anton Cetta peshon ne historine tone aq sa peshon Ibrahim Rugova, aq sa peshon UCK. Ne fund te viteve te 80’ta dhe ne fillim te viteve te 90’ta ai, si me dore te Zotit, e kishte pajtuar popullin shqiptar. Ne kohen e erresires me te madhe per ne, kishte dale Antoni, nje burre i gjate dhe i thinjur, qe i kishte bindur shqiptaret, mijera familje qe ishin ne gjak me njera tjetren, qe t’i shtrinin njera tjetres doren e pajtimit.
“Po ta fali gjakun e djalit ty Anton. Po ta fali gjakun e dy vllaznive ty Anton. Po ta fali gjakun e babes ty Anton”. E gjithe kjo shoqerohej me lote dhe me perqafime. Kurse Anton Cetta si nje figure mitike, si nje baba i kombit, i terhiqte ne gjirin e vete familjet e armiqesuara, ato qe kishin qendruar te ngujuara me vite te tera. Askush nuk ka mundur te qendroje indiferent perballe ketij pajtimi dhe perballe ketij burri.

“Une nuk po mundem me e kthy mbrapshte Anton Cetten. Ky Ka ardhe ne konakun tim”. Pra, kur Antoni ta mesynte ne konak per me kerku prej teje me fale dicka, me fale gjakun e atij qe e ke dashur me se shumti, opcionet tuaja kane qene te kufizuara. Prezenca e ketij profeti ne shtepine tande, pa marre parasysh qe ti ishe ai qe duhej me fale, ta ka nderu shtepine.
Kurse sot nje shtatore e tij ka mbetur pa nje meter toke ne Prishtinen tone. Ai qe i parandaloi mijera vrasje, ai qe i nxori nga ngujimi qindra mijera familje, sot ka mbetur i ngujuar dikund ne nje oborr, sepse ne nuk po dime ku me e akomodu.

Antoni nuk e ka nje familje te forte, nje qe uzurpon, nje qe ka perfitu ne emnin dhe rolin historik te babes se tij. Cikat e Antonit nuk i kane marre kurrgjo shoqerise tone, qysh e kemi rastin me pasaardhesit e figurave te tjera te cmuara kombetare. Ato kane qendru ne margjina te shoqerise, duke e jetu jeten e vete si secili qytetar tjeter. Kjo pernjemend ta copton zemren. Me e pa nje shoqeri duke u perpelitur ne kete far niveli, duke mos gjetur vend per nje figure kaq madhore te kombit tone. Mandej, si kompromis, deshirojne ta fusin ne oborr te kishes.
Anton Cetta nuk ka qene prift. Nuk ka qene klerik. Ai e ka pase emrin Anton, por ka qene vete shqiptari. Fotot e tij me plis te bardhe ne tubimet mbarepopullore shume shpesh na e kane heq friken. Ai ishte si nje babe trim qe kur e sheh familjen duke u frikesuar ngritet permbi situaten.
“Sot po vijke Anton Cetta”. Kjo perseritej ne cdo fshat qe ishte futur ne ngaterresa. Kjo ishte e barabarte me sikur te thuhej sot po vijke Profeti. Kurse sot i kemi zene sheshet e qytetit, pa e mendu nje vend per te.

Pra, sikur Anton Cetta te kishte qene baba jem, une ka mundesi e kisha marre dikund nje çekiç prej atyre me te medhenjve, nje takmak, edhe i kisha shku bustit te babes afer, e kisha bo cpirra cpirra. E kisha liru kete popull prej kesaj pergjegjesie. Nje bust ne Prishtine nuk e nderon Antonin, e nderon Prishtinen.
Le te mbetet kanga e Ilir Shaqirit kujtimi i ketij populli per Anton Cetten.