“Titanik 2”, sot shpallen aktgjykimet për Mijallkovin, Thaçin dhe të tjerët

Picture of designer@fetishimedia.ch

23/01/2023

Gjykata Themelore Penale – Shkup sot duhet të shpallë aktgjykimin për rastin “Titanik 2”, rast lidhur me parregullsitë zgjedhore për të cilat akuzohen ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish-anëtarë të KSHZ-së.

Ky do të jetë aktgjykimi i dytë i shkallës së parë për “Titanik 2”, pasi Gjykata Penale i dënoi të akuzuarit në vitin 2019, por në dhjetor të po atij viti, Gjykata e Apelit, për shkak të shkeljeve thelbësore të procedurës, e anuloi aktgjykimin dhe e ktheu çështjen për rigjykim. Ndryshe, vjetrimi absolut i kësaj vepre ndodh në prill të këtij viti, përcjell INA.

Prokurori Gavril Bubevski në fjalën e tij përfundimtare kërkoi që Mijalkov, Thaçi dhe ish anëtarët e KSHZ-së të shpallen fajtorë në rastin “Titanik 2” dhe secili nga të akuzuarit të përgjigjet sipas shkallës së krimit.

Avokati i Mijallkovit, Mile Petrovski, kërkoi që klienti i tij, si dhe të akuzuarit e tjerë të lirohen nga akuzat. Sipas tij, nuk ka asnjë provë se Mijallkov e ka kryer veprën për të cilën akuzohet, dhe pretendimi se ka përdorur ndikimin e tij është konstruksion, e jo fakt i vërtetuar me prova.

Mbrojtësi i dytë i Mijallkovit, Ljupço Shvrgovski, tha se pret që Bubevski ta tërheqë akuzën, sepse, sipas tij, prokurori nuk duhet ta vërë në dyshim punën e gjyqtarëve.

Ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Sasho Srcev, Vlatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska e kanë mohuar fajësinë për parregullsi zgjedhore deri në vitin 2013. Të gjithë ata në fjalën e tyre përfundimtare theksuan se kanë punuar në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe sipas tyre, prokurori Bubevski nuk ka dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se veprën e kanë kryer vërtet.

Sipas aktakuzës, Mijalkov përmes liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, ka urdhëruar anëtarin e tyre në KSHZ, Bedredin Ibraimin, të votojë për anulimin e votimit të rregullt në një vendvotim në Strumicë, në favor të Vasil Pishev nga VMRO-DPMNE, në dëm të kandidatit të atëhershëm për kryetar komune, Zoran Zaev. (INA)

TË FUNDIT

Zgjerohen hetimet për zjarrin në Koçan, jozyrtarisht janë arrestuar gruaja dhe vajza e pronarit.

Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri, shkon në Gjykatën Kushtetuese

Edhe këtë javë, deputetët në pushim! – Këtë muaj s’ka seancë për pyetje të deputetëve

Ejup Rustemi dhe 5 të dyshuar të tjerë dyshohen se kanë keqpërdorur 762 mijë euro, MPB jep detaje

Prej prillit rroga minimale do të jetë më e madhe për 2.200 denarë në Maqedoni

Limani: Vendimin për paraburgimin e Kreshnik Bekteshit e ka nëshkruar edhe Islam Abazi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË